Depistimi i kancerit të gjirit, dy
mamografi do lëvizin në Shqipëri

Depistimi i kancerit të gjirit, dy<br />mamografi do lëvizin në Shqipëri
TIRANE- Dy mamografi të lëvizshme do të nisin rrugëtimin në çdo cep të Shqipërisë për të depistuar të gjitha gratë që janë në moshë rrisku për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ministri Beqaj ka shpjeguar se do të mund të përfitojnë nga kjo skemë edhe ata persona që nuk bëjnë pjesë në fashën e grupmoshës 40-65 vjeç, por që përfitojnë ndihmë ekonomike.
 
I pranishëm në Komisionin e Shëndetësisë, për miratimin e projektit të radioterapisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka deklarar se falë një financimi prej 2 mililonë euro të qeverisë austriake, tashmë tek Onkologjiku do të mbërrijë aparatura e akseleratorit linear.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj,  ka premtuar se do të aktivizojnë edhe kredinë italiane për spitalin e Traumës, prej 5 milion euro, e  cila flinte në sirtar që prej vitit 2006.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor