Depistimi i kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë shpall kalendarin: Ja kur vjen Mamografia e Lëvizshme në qytetin tuaj

Çdo grua ka akses për të marrë shërbimin e mamografisë, kudo ku ajo jeton. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ministrja Manastirliu ka lajmëruar se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit Tetor, muaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Shërbimi garantohet afër vendbanimit, nëpërmjet programit tashmë të konsoliduar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëve të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime.

Status i bërë nga ministrja Ogerta Manastirliu

Shërbimi i mamografisë ofrohet gjithashtu në spitalet rajonale. Përpos Tiranës dhe spitaleve rajonale të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Korçës, këtë vit shërbimi është ofruar për herë të parë edhe në spitalet e Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës