Deportivo, Eintracht, Torino, Bastia!
Kur historia rikthehet në ligat e para

Deportivo, Eintracht, Torino, Bastia!<br />Kur historia rikthehet në ligat e para
Deportivo, Eintracht, Torino, Bastia e të tjerë. Kampionë të dikurshëm, klube që fituan trofe shtetërorë dhe morën pjesë në gara evropiane, nga sezoni i ardhshëm sërish do të garojnë në ligat elitare. Disa prej tyre tashmë kanë siguruar promovimin, ndërsa ka të tillë që vetëm tragjedia mund t’i ndalojë kurse të tretët e shpresojnë.

Në Segunda Division kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund, por Deportivo La Coruna udhëheq bindshëm në renditje (dy skuadra hyjnë direkt në La Liga). Vetëm ndonjë "vetëvrasje" mund ta ndalë Deportivon nga rikthimi në elitë, ku edhe e ka vendin, nëse shikojmë sukseset e këtij ekipi në 20 vitet e fundit.

Në Championship të Anglisë, Reading para kohës ka siguruar vendin e parë në tabelë dhe promovimin në Premierligë. Edhe pse pas vetes ka 140 vite të historisë, skuadra vetëm para gjashtë vitesh ka depërtuar në rangun më të lartë ku qëndroi vetëm për dy sezone. Skuadra tjetër që siguroi promovimin është Southampton, që më 1976 triumfoi në FA Cup, kurse në elitën e futbollit anglez qëndroi për 27 vjet me radhë para rënies në Championship më 2005.

Edhe Bundesliga 2 ka hyrë në fazën finale. Hyrjen në elitë e kanë siguruar Eintracht Frankfurt dhe Greuther Furth. Eintracht vetëm një herë ka qenë kampion i Gjermanisë, më 1959, por një sezon më pas arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u ndesh me Real Madridin.

Në Serie B të Italisë i pari është Torino, klub me famë të madhe dhe tifozë të shumtë. I themeluar më 1906, dhe i ‘ringjallur’ më 2005 pas falimentimit, Torino është klubi i pestë më i trofeshëm në Itali, me shtatë tituj të kampionit në ligë dhe pesë kupa. Së bashku me Torinon, konkurrentët kryesor për hyrje në Serie A janë Verona (kampion më 1985), Pescara dhe Sassuolo, kurse Sampdoria e lavdishme është pranë zonës që siguron playoffin. Në Ligue 2 të Francës kanë mbetur edhe pesë javë kurse promovimin praktikisht e ka siguruar Bastia.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Arsyet përse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj

Arsyet përse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj