Depozitat bankare, në dhjetor
u tërhoqën 50 milion euro

Depozitat bankare, në dhjetor <br />u tërhoqën 50 milion euro
TIRANE - Kriza ekonomike duket se po jep ndikimin e saj dhe tek depozitat e bankave, të cilat, që nga gushti i vitit të kaluar nuk kanë shënuar rritje, madje e kanë nisur 2013-n me rënie. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë.

Në janar 2013 depozitat arritën në 928 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 0.2% me bazë mujore. Por, tendenca më negative u konstatua në dhjetor, kur depozitat nuk u rritën me bazë mujore.

Përgjithësisht gushti dhe dhjetori janë dy periudhat sezonale kur bankat i gëzohen rritjes së depozitave, për shkak të prurjeve të emigrantëve. Ndërsa në gusht tendenca ishte normale, dhjetori i 2012-s për herë të parë shënoi një stanjacion të kursimeve.

Tendenca negative e depozitave ka ardhur si rrjedhojë e uljes së kursimeve në valutë gjatë tre muajve të fundit, madje në dhjetor rezultojnë të jenë tërhequr nga bankat rreth 50 milionë euro. Valuta është tërhequr si nga individët, ashtu dhe nga korporatat jofinanciare.

Në fund të 2012-s, depozitat në lekë në total arritën në 930.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 5.5% me bazë vjetore, apo rreth 25 miliardë lekë. Një vit më parë ndryshimi vjetor ishte 11.5%, apo rreth 90 miliardë lekë.

Redaksia Online
(sg/gkshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’