TIRANE - Për herë të parë pa nisjes së krizës globale, depozitat bankare në Shqipëri shënojnë rënie. Sipas statistikave të Shoqatës shqiptare të Bankave, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar kanë qenë 991.7 miliardë lekë depozita bankare,ë në valutë vendase e të huaj.
Kjo shifër është pakësuar në fund të janarit të këtij viti, duke kaluar në shifrën 987.8 miliardë lekë. 3.9 miliardë lekë rezultojnë të tërhequra jashtë sistemit të bankave brenda një muaji, shumë e barabartë afërsisht me 28 milionë euro.
SITUATA
Ulje e shifrës së depozitave bankare nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë pas vitit 1997, me përjashtim të një periudhe në vitin 2008, kur u larguan dhjetëra mijëra euro nga frika e falimentimeve, të shkaktuara nga problemet e bankare të huaja. Kjo situatë tani mund të shpjegohet me situatën ekonomike dhe politike që po përjeton vendi.
Sipas ekspertëve të sektorit bankar, po të shihet me vëmendje se kush kategori depozituesish i ka tërhequr depozitat nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, rezulton se individët kanë tërhequr një sasi të vogël, por gati e gjithë shuma që është marrë nga bankat i përket korporatave.
Këto të fundit kanë marrë rreth 3.7 miliardë lekë. Po kush ka qenë arsya? Dy ditë më parë, duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk e vuri këtë faktor në dukje, sikur të kishim të bënim me një fenomen normal, kur nuk është aspak kështu. Mund të kujtojmë se kriza greke u shoqërua me një “hemoragji” të vërtetë të kapitaleve nga bankat, kryesisht jashtë vendit.
“EKSPORTI” I KAPITALIT
Që këto fonde duhet të jenë larguar jashtë vendit, këtë e tregon edhe fakti tjetër, që, nga shtatori i vitit të kaluar e deri në fund të janarit 2013 largimi i valutës në bankat ka qenë më i madh se largimi i lekut. Pra, kompanitë e huaja që kontrollojnë segmente të fuqishme të tregut duhet të kenë larguar kapitale drejt kompanive-mëmë, në vështirësi në vendet e tyre.
PROBLEMET BUXHETORE
Nga ana tjetër, gjithnjë sipas specialistëve, që kërkuan të ruhet anonimiteti i tyre, problem përbën për kompanitë edhe gjendja e tyre me likuiditet, si dhe kërkesa e qeverisë që të parapaguhen detyrimet, ndërkohë që Financat bëjnë sikur harrojnë të rimbursojnë TVSH-në apo të paguajnë firmat kontraktore për punën e kryer, edhe për vite me rradhë.
Vetë kompanitë kanë denoncuar faktin se janë rreth 200 milionë euro, që shteti u detyrohet në total, me TVSH të parimbursuar dhe me fatura të papaguara. Ndërkohë, korporatat kanë vështirësi në pagesat e punonjësve apo të furnitorëve dhe detyrohen të prekin fondet rezervë në banka.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com