Qiproja refuzoi të adoptojë masën e vendosur nga ministrat e Financave të Eurozonës, sipas të cilës do të taksoheshin depozitat bankare të qytetarëve vendas e të huaj.
Parlamenti i këtij vendi ka hedhur poshtë planin e BE dhe Fondit Monetar për taksimin e detyruar të depozitave bankare, si kusht i domosdoshëm për të përfituar një ndihmë financiare prej 10 miliardë eurosh, që do të shpëtonte vendin nga falimentimi.
Deputetët kanë votuar: 36 kundër dhe 19 abstenime.
Edhe partia e presidentit të Republikës Nikos Anastasiadis kishte njoftuar që më parë abstenimin.
Sipas analistëve, Qiproja do t’i drejtohet Rusisë për ndihmë. Ka qenë pikërisht ky vendi që u shqetësua më shumë nga taksimi, që do të sekuestronte 2 miliardë euro me prejardhje nga Rusia në Qipro, ku janë depozituar 20 miliardë euro nga qytetarë dhe biznese ruse, duke përfshirë gjigandë të tillë si Gazprom.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Braçe: Vraponi në Qipro se ju morën paratë