Depozitat e reja në lekë janë ulur
me 20 për qind në 6 muaj
Në total, ende vihet re se shqiptarët kanë fuqi të kursejnë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, baza e depozitave për sektorin bankar u rrit me 15.4 miliardë lekë ose 1.5% duke u ngjitur në nivelin 1,007 miliardë lekë, thekson BSH. Por, ndryshojnë tendencat brenda sektorit të depozitave.
TIRANE- Në total, ende vihet re se shqiptarët kanë fuqi të kursejnë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, baza e depozitave për sektorin bankar u rrit me 15.4 miliardë lekë ose 1.5% duke u ngjitur në nivelin 1,007 miliardë lekë, thekson BSH. Por, ndryshojnë tendencat brenda sektorit të depozitave. Kështu, psh Banka konstaton se ritmi i rritjes vjetore të depozitave u ngadalësua në 4.7% në qershor 2013, kundrejt 12.2% që shënonte një vit më parë. Depozitat e individëve, të cilat përfaqësojnë rreth 87.5% të totalit të depozitave, u rritën me një normë më të ulët vjetore prej 4.9%, kundrejt rritjes tri herë më të lartë, prej 13 përqindësh të një viti më parë. Depozitat e bizneseve u rritën me rreth 8% në terma vjetorë, thuajse me ritme rritjeje të njëjta kundrejt vitit të mëparshëm.
Depozitat e reja me afat në monedhën vendase pësuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013. Gjatë kësaj periudhe u pranuan 230 miliardë lekë depozita të reja me afat në lekë, ose rreth 20% më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.
Kjo rënie ka ardhur në një kohë kur norma mesatare e interesit për depozitat në lekë ka pësuar ulje në 4.3%, nga 4.5%. Për sa i takon strukturës së maturimit të depozitave të reja në lekë, gjatë periudhës vërehet rënie me rreth 20 pikë përqindje në peshën e depozitave të reja me afat maturimi 1 muaj, në nivelin 17.2% dhe rritje e peshës së depozitave të reja me afat maturimi 12 muaj me rreth 13.8 pikë përqindje, në nivelin 45%.
Depozitat e reja me afat në dollarë të pranuara nga sektori bankar, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 ishin 337.6 milionë USD, rreth 7.2% më pak se një vit më parë. Norma mesatare e interesit për depozitat e reja në valutën amerikane ka qenë 1.8%, krahasuar me 1.6% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Depozitat e reja me afat në euro të pranuara nga sektori bankar ishin 1.27 miliardë euro, duke rënë me 24.5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Norma mesatare e interesit tregoi rënie, nga 2.5% në 2%. Vërehet rritje e peshës të depozitave me afat maturimi 12 muaj me 10.3 pikë përqindje, në nivelin 37%, ndërsa pesha e depozitave me afat maturimi 1 muaj ka rënë me 15 pikë përqindje, duke zbritur në nivelin 20%.
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06