TIRANE- Një i sëmurë me tumor, një pacient me diabet apo i prekur nga sëmundjet kardio-vaskulare është më i predispozuar të jetë i prekur edhe nga ankthi dhe depresioni si sëmundjet me të shpeshta mendore. Kjo bashkëjetesë sëmundjesh e bën më të vështirë që pacienti të diagnostikohet edhe me patologjinë e shëndetit mendor.

Drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve Psikiatër, Fatime Elezi, thotë se në Shqipëri nuk ka shifra zyrtare të pacientëve të prekur me këto sëmundje, por mesatarisht nga shëndeti mendor vuajnë 8-12% të popullatës.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Psikiatrisë, Levent Kuey, tha se 40-60% e të prekurve nga probleme të shëndetit mendor nuk e marrin trajtimin e duhur shëndetësor. Nga ankthi, stresi e depresioni, nuk njeh limite moshe, mund të preken të gjithë dhe pacientët që kanë kërkuar kurimin, adoleshentë, por edhe të moshuar.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)