Depresioni pas lindjes/ Rrëfimi i një nëne të re, nga depresioni ‘PostPartum’ në një motivuese për jetën…( VIDEO)

Lindja e një fëmije mund të shkaktojë një sërë emocionesh të fuqishme, nga lumturia tek frika dhe ankthi. Por mund të rezultojë dhe në diçka që mund të mos pritet, depresion.  Disa nëna të reja përjetojnë një formë më të rëndë dhe të gjatë depresioni të njohur si depresioni postpartum. Në raste më të rralla, një çrregullim më ekstrem i humorit i quajtur psikoza postpartum mund të zhvillohet pas lindjes. Kjo është edhe historia e Fatjona Cici, e cila përjetoi pikërisht këtë gjë, pas lindjes së vajzës së saj. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ajo rrëfeu sesi ‘ leksionet’ e depresionit postpartum e kthyen në një motivuese për jetën.

‘’Mikeshat e mija që ishin bërë nëna përpara meje më jepnin këshilla se si të lyhesha me krem, me vajra që mos më mbeteshin shenja në lëkurë, më jepnin këshilla se sit ë përgatisja çantën e martenitetit, se si të përgatisja çntën e bebit, por ne harrojmë t’I japim këshilla për gjënë më të rëndësishme që është shëndeti mendor  i nënës së re’’ u shpreh ajo.

Fatjona tregoi se çfarë përjetonte cdo here që kishte një atak paniku:

‘’Fillon me një mpirje të lehtë të gjymtyrëve,të duarve, të këmbëve, të nofullave, dhe mbas koke fillon e ndjen komplet të mpirë, dhe fillon të errësohet gjtihcka deri sa humb vetëdijen. Ka raste, si rasti I fundit që për 30 minuta unë nuk jam çuar dot në këmbë, nuk I ndjeja këmbët.Dhe ka qenë një situatë vërtet panik dhe shumë tmerr për mua sepse kisha vajzën aty që qante dhe unë nuk çohesha dot ta merrja  ’’ rrëfeu ajo.

Por si arriti ta kalonte këtë gjendje dhe të krijojë video motivuese për nënat e tjera, ajo dha disa këshilla që çdo nënë e re duhet t’i mësojë:

‘’Në rradhë të parë është shumë  e rëndësishme që të ndjehemi mië me veten, domethënë ne nuk mund të ndihemi mirë me veten kur jemi mbi peshë. Unë kam qenë 81 kile,fillova aktivitetin fizik, hapi parë është që të fillojmë aktivitetin fizik, të lëvizim fizikisht, aktiviteti fizik na ndihmon shumë me gjendjen psikologjike dhe emocionale. Hapi I dytë, në momentin që ti mendon negativisht, do ndalosh dhe do bësh atë që quhet ‘ rituali mirënjohjes’ të gjedh diçka të vogël në jetën tënde që je mirënjohëse’’ përfundoi ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro