Deputetët biznesmenë të PS:
S'kemi nevojë për imunitet

Deputetët biznesmenë të PS:<br />S'kemi nevojë për imunitet
Ligjvënësit socialistë që kanë ardhur nga radhët e biznesit janë shprehur dakord për heqjen e imunitetit. Deputetët Gjovalin Kadeli dhe Fidel Ylli kanë deklaruar për gazetën "Shqiptarja.com" se janë plotësisht dakord me heqjen e imunitetit dhe për këtë sipas tyre ligjvënësit socialistë kanë shprehur dakordërsinë për draftin e ligjit. Njëherësh në lidhje me akuzat e kryeministrit Berisha për "klubin e milionerëve", ata janë shprehur se asnjë nga deputetët PS pa përjashtim, të ardhur ose jo nga biznesi nuk kanë nevojë për imunitet. "Personalisht jam dakord me heqjen e imunitetit. Partia Socialiste e ka shprehur dakordësinë për të gjitha nenet e draftit për imunitetin. Por meqënëse kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër edhe propozimet e PS në lidhje me pavarësinë e disa institucioneve të rëndësishme kërkojnë po ashtu ndryshime në Kushtetutë, ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen një herë e mirë dhe të dyja në një kohë, në shtator", ka qënë deklarata e djeshme e deputetit të qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli. Për të cilin është shumë e rëndësishme miratimi i propozimeve të PS për reformën në institucionet kushtetuese, ndryshime që duhet të bëhen njëherë e mirë në Kushtetutë bashkë me imunitetin në shtator, kërkesë kjo e ripërsëritur dhe nga lideri socialist Rama. "Sa për deklaratat për "klub milionerësh" etj, deputetët socialistë pa asnjë përjashtim s'kanë nevojë për imunitet. Aq më tepër që tre deputetë të PS kanë 6 muaj pa imunitetin e deputetit", ka reaguar Kadeli ndaj deklaratave të Berishës, sipas të cilit milionerët në PS pengojnë Ramën të votojë më 6 gusht ligjin për imunitetin. Ndërkohë që dhe deputeti Ylli është shprehur dakord për heqjen e imunitetit, duke qënë dakort me vendimet e PS për këtë qëllim. "Jam personalisht dakord për heqjen e imunitetit. Vendimet për të votuar paketën e ndryshimeve që ka propozuar PS i merr kryesia me grupin parlamentar", ka deklaruar Ylli për gazetën tonë. I cili ditë më parë në media është shprehur se dhe deputeti Doshi sot është pa imunitet, dhe Prokuroria mund ta hetojë, s'ka asnjë pengesë. Ai i ka cilësuar deklaratat e Kryeministrit tërësisht politike. Ndërsa deputeti Sadri Abazi për mediat ka thënë se grupi parlamentar i PS e ka marrë vendimin tashmë për heqjen e imunitetit, sipas një pakete që ka propozuar për ndryshimin e Kushtetutës. "Sa u takon akuzave, miliarder është Saliu bashkë me ministrat e tij. Ne jemi milionerë, miliarderë janë ata që nuk deklarojnë pasuritë. Ne jemi milionerë e kemi qenë të tillë para se të hynim në politikë. Megjithatë, besoj se Berisha bën shaka për këto akuza që bën, nuk e ka seriozisht. Miliarderë janë ata që nuk e deklarojnë pasurinë që kanë vënë. Ne nuk duam imunitet, se jemi në opozitë, imunitet do Berisha me ministrat e tij dhe kryetarja e Parlamentit", deklaroi ditë më parë Abazi për mediat. Kuvendi votoi në seancën plenare të 2 shkurtit të këtij viti heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj duke i dhënë kështu autorizim Prokurorisë të hetojë mbi dyshimet e ngritura ndaj tre deputetëve, si organizatorë të tubimeve të paligjshme. Bëhet fjalë për 21 janarin. Me votim të fshehtë Kuvendi votoi me 118 voto pro, 8 kundër dhe 2 abstenim për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Taulant Balla. Heqja e imunitetit të deputetit të PS Tom Doshi u votua me 116 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim. Ndërsa votuan me 107 vota pro, 19 vota kundër e 1 abstenim heqjen e imunitetit të deputetit të PS Besnik Bare. Deputetët e PS shprehën gatishmërinë e tyre për t'u hetuar nga Prokuroria për 21 janarit.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!