Dy politikanët Tom Doshi dhe Dritan prifti prej 10 prillit të vitit 2014 janë bashkuar në biznesin e vezëve, duke krijuar kompaninë “Beta” me seli në Koplik të Shkodrës.

Siç dhe shihni nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit pularia “Beta” është në pronësi të deputetit aktual të Partisë Socialiste Tom Doshi dhe ish-ministrit dhe deputetit, Dritan Prifti.

Prifti zotëron 25 % të aksioneve në pularinë e krijuar pak kohë më parë ndërsa deputeti Doshi zotëron 35 % të aksioneve dhe pjesa tjetër prej 45 % zotërohen nga dy aksionerët Petrit Maho me 30% dhe Klodjan Mema me 10 %.

qkr pulari beta tom doshi dritan prifti

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)