Deputetët e rinj dhe formula e 
betimit/Nga Bledar Dervishaj 

Deputetët e rinj dhe formula e <br />betimit/Nga Bledar Dervishaj 
Procesi zgjedhor përfundoi, deputetët u zgjodhën. 

Më dt 26.07.2017, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi me vendim shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.06.2017.

Nga ky moment të 140 përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike mandatohen si deputetë të Kuvendit të ri të Shqipërisë dhe me marrjen e mandatit parlamentar, e drejta e përfaqësimit bëhet reale dhe kalon nga zgjedhësit tek i zgjedhuri.

Për ata që nuk e kanë ndjekur procesin zgjedhor, dhe saktësisht nuk e dinë se sa vota, apo deputetë i takojnë njerës apo tjetrës forcë politike, të vizitojnë faqen zyrtare të KQZ-së:http://www.cec.org.al.
>>Gjatë këtij procesi zgjedhor, pranë çdo kampi e konkurenti real, temperaturat dhe ethet e garës u rritën shumë. Në disa qarqe u evidentuan sërish disa nga problemet e vjetra që kanë kompleksuar proceset zgjedhore ndër vite, e që për fat të keq edhe kësaj radhe, krijuan jo pak shqetësim për kandidatët, zgjedhësit, por dhe për institucionet që kishin për detyrë menaxhimin e procesit zgjedhor.

KQZ-ja në vendimarrjen e saj në vlerësimin tim, përgjithësisht ka qenë korrekte, përveç ndonjë vendimi si ai i caktimin të numëruesit të 3-të, i cili sipas KQZ-së do të duhet të ndahej me short midis dy subjekteve zgjedhor (LSI & PDIU). Edhe kjo vendimarrje e sforcuar e KQZ-së, u shqyrtua nga Kolegji Zgjedhor, i cili në respektim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor me vendimarrjen e tij, rivendosi në vënd një të drejtë.

Gjithësesi duhen falenderuar të gjithë anëtarët e KQZ-së, por pa harruar edhe administratën e këtij komisioni, për punën e tyre, në administrimin e procesit zgjedhor, që duhet thënë se ishte kaq delikat, tërësisht i veçantë në krahasim me zgjedhjet e tjera.

KQZ gjithashtu duhet respektuar për vendimarrjen e saj për rihapjen dhe rivlerësimin e disa kutive të votimit në qarkun e Tiranës. Me këtë vendim ajo vendosi një standart, i cili të paktën do të sillet në kujtesë në vijimësi, në mënyrë që, fenomenet negative që u konstatuan të mos përsëriten më.
Gjithsesi tashmë procesi ka përfunduar dhe me këtë rast, më jepet mundësia të uroj suksese të 140-deputetëve të Kuvendit, dhe punë të mbarë në Legjislaturën e 9-të, të Kuvendit të Shqipërisë.

Funksioni kryesor i Kuvendit është ligjbërja. Normat që vendosen në ligje, krijojnë detyra për disa palë, por edhe të drejta për palë të tjera dhe ky proces kërkon pjekuri e thellësi mendimi, vlerësim të paanshëm, dhe aspak nxitim. Rregullat e përcaktuara nëpër ligje, janë përcaktuese për cilësinë e jetës së vëndit dhe prosperitetin e tij. Nëpërmjet ligjit diktohet sjellja e shoqërisë, por edhe cilësia e jetës së saj. Sa më i mirë procesi ligjbërës, aq më e mirë bëhet jeta e të gjithëve ne. Një ligj i mirë, nuk krijon shtigje, dhe nuk lë vënd për keqintepretim.

Veprimtaria e administratës shtetërore, dhe vendimarrja e sistemit të drejtësisë, bazohet në ligje. Sa më i mirë të jetë ligji, aq më të pakta janë hapësirat, ku një mbajtës i funksionit publik, apo një përdorues i çekiçit të drejtësisë, mund të luajë, apo të përmbushë dëshirat për abuzim.

Si jurist, personalisht i uroj çdo përfaqësuesi në Kuvend, që ta përdorë mandatin që populli i ka dhënë në të mirë të mandatarit, me qëllim që në legjislaturën që po vjen të kemi një proces ligjbërës normal, dhe krejtësisht në përputhje me frymën kushtetuese.

Çdo nisme ligjore, sado e thjeshtë të duket, duhet t’i kushtohet shumë rëndësi. Asnjë ndryshim në ligj, nuk bëhet pa qëllim.

Procesin legjislativ duhet patjetër ta shoqërojë transparenca, dhe konsultimi publik me të gjithë palët e interesuara. Përpos çdo interesi politik, që mund të manifestohet gjatë një legjislature, ky interes dhe kapital politik, është gjithëmonë i papërfillshëm përkundrejt interesit publik.

Mandati i deputetit mbart me vehte detyrimin, për të përfaqësuar realisht zgjedhësit. Këtë thotë fryma kushtetuese e formulës së betimit që deputetët do të duhet të bëjnë: “Do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve”.

Uroj që kjo formulë betimi, të jetë gjithëmonë në kujtesën e përditshme të çdo deputei gjatë gjithë kohës së ushtrimit të mandatit paramentar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr