Nuk mund te ri pa falenderuar protagonistet kryesore qe bene te mundur inicimin, procesin dhe votimin e reformes ne drejtesi.
Ka shume kohe qe parlamenti eshte kthyer ne telenovele apo ne nje lloj teatri, ku lajmet me te klikuara jane bemat komike, ne shumice fictive dhe te amplifikuara, qe palet stisin kunder njera-tjetres.
Reforma ne drejtesi eshte shembulli, absolutisht jo I vetem, qe parlamenti nuk eshte vetem cirk dhe buke por eshte edhe vendi I njerezve qe ne udhekryqe te rendesishme te historise, me shume modesti, perkushtim e sacrifice arrijne te vejne interesat e kombit mbi cdo interes partiak apo personal.
Dhe kjo reforme ishte nje nga ato shembujt qe fatkeqesisht nuk vijne shpesh ne historine tone, qe evidentoi grate edhe burrat e shtetit te cilet pa as me te voglin hezitim, me shume atdhedashuri, jo vetem qe u sollen si deputet te denje por edhe si patriot edhe me te denje.
Dua te pershendes nominalisht pikesepari Edi Ramen qe inicoi dhe udhehoqi kete proces kaq te veshtire duke mos pranuar asnje kompromis ne kurriz te rezultatit te reformes ne drejtesi.
Kujtoj fjalet e tij ne ato dite te nxehta qershori ku mes tensionit mbarekombetar, me qetesine e nje lideri te pergjegjshem, thoshte se qytetaret na kane votuar pikerisht per te bere keto reforma dhe ne nuk do terhiqemi apo te bejme kompromis edhe me koston per te ikur nga qeverisja.
Ne variantin me te mire, Edi Rama e ka pershpejtuar me te pakten 10 vjet qasjen tone ne rrugen europiane. Ne variantin me te keq, Shqiperia mund te kishte humbur disa dekada.
Dua te vecoj heroin e heshtur te kesaj reforme, Fatmir Xhafen, kryetarin e komisionit te reformes ne drejtesi I cili per me shume se 2 vjet drejtoi, organizoi, dhe beri te mundur kete reforme kapilare si kurre me pare ne nje partnerit serioz dhe dinjitoz me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe BE-ne duke I rikthyer shpresen jo vetem gjithe shqiptareve tek kjo mazhorance por edhe besimin gjithe partnereve nderkombetare.
Fatmir Xhafa bashke me Pandin, Vasiliken, Ulsiun e Vexhiun ishin per grupin socialist por edhe per te gjithe ata qe e donin kete reforme, garancia, siguria, profesionalizmi duke na krijuar jo vetem bindjen por edhe sigurine absolute qe kjo reforme, sado e veshtire, do ishte e suksesshme.
Per asnje moment grupi I deputeteve tane, por edhe opinioni nuk e vune kurre ne dyshim, aftesine, perkushtimin dhe rezultatin e punes se ketyre kolegeve.
Dua te vleresoj nominalisht ambasadorin Donald Lu, I cili jo vetem kontribuoi e punoi per interesat e shqiperise si te ishte nje patriot I vertete por per here te pare traitoi partneret shqiptare dhe perfaqesuesit e partive dhe parlamentit shqiptar si partnere te vertete e te pjekur te cilet ne kete marredhenie kane edhe pergjegjesite e veprimeve jo vetem ndaj shqiptareve por edhe ndaj partnereve.
Deri me sot, pavaresisht dashamiresise se pakufi te partneve amerikane dhe atyre europiane, lideret shqiptare jane llastuar duke mos u perballur me pergjegjesi, dhe pavaresisht rolit te intrigantit ballkanik, ndaj tyre tolerohej si me femijet e parritur qe kane nevoje per kohe te piqen.
Amerika na konsideroi te pjekur dhe te pergjegjeshem per te marre mbi vete pasojat e veprimeve apo mosveprimeve tona.
Dua te falenderoj vecanerisht Romana Vlahutin, qe ndryshe nga cdo perfaqesues I Europes, qofshin keta edhe burra, per here te pare ne Shqiperi, zevendesoi fjalen “tip”te cdo diplomati europian, fjalen “NDOSHTA” me PO ose JO. Nuk e moren seriozisht.
Tentuan ta perbaltin, sic dime te bejme mire ne ketu, por ne date 21 ajo rrinte me koken lart sic ka ndenjur qe nga dita e pare qe ka shkelur ne kete vend, nderkohe qe nje pjese e mire e burrave te shtetit ne kete salle rrinin kokeulur, zhytur e mpakur ne karriget e tyre.
Kam shume per te thene per keta te katert por nuk u zgjata se per sa me siper u takon gjithe te tjereve ti vleresojne e ti falenderojne. Une jam pale me ta ne gjithe perpjekjen e tyre per te vendosur drejtesi ne kete vend.
Por ka edhe njerez qe nuk kane qene pale e qe pavaresisht interesave partiake, pavaresisht mosdakordesive te vecanta, kur vjen puna per te zgjedhur e per te vendosur, vene Shqiperine te paren.
Pavaresisht qe nuk jane ne grupin tim parlamentar, si qytetar une ndihem shume mire qe ne kete salle ka edhe kolege te partise demokratike per te cilet nuk kam pasur as me te voglin dyshim qe kur te vinte momenti do ishin ne anen e interesave kombetare.
Sinqerisht ndihem mire qe kam kolege Majlinda Bregun qe sic perfaqesonte interesat e shqiperise atehere si minister e integrimit duke I bere nder partise demokratike edhe sot me forcen e bindjes dhe dinjitetit te saj beri shume burra ne partine demokratike te ndiheshin si gra.
Nuk kam ndonje njohje te vecante, por prape ndihem mire qe jam koleg me Astrit Patozin, nje nga njerezit qe I ben nder partise demokratike, pa protagonizmin vulgar qe dominon ne kete salle, por gjithmone me seriozitetin dhe pergjegjshemerine jo vetem per ate force qe perfaqeson por edhe ndaj vendit si ne rastin e reformes ne drejtesi. Me autoritetin e urtesise qe e karakterizon ishte nje tjeter garanci per votimin e kesaj reforme.
Nuk kam pasur as me te voglin dyshim, edhe pa u prononcuar, se Eduard Selami do ta votonte pa hezitim kete reforme.
Ai eshte nder te paktet ne kete salle qe i ka provuar ne kurriz pasojat e mosbindjes se urdhrit te Sali Berishes. Ju kujtoj rastin e referendumit per kushtetuten dhe lincimin public te tij qe e degdisi ne Amerike, por edhe ne ate rast, ne nje pozite edhe me te disfavorshme personale, prape u rreshtua me interesat e vendit e te kombit.
Dhe tani pa as me te voglin hezitim ishte I pari qe publikisht deklaroi voten pro, I ndergjegjshem per pasojat personale ne grupin e partise demokratike.
Ndjehem shume mire qe ne kete salle, ne kampin opozitar nuk jane vetem keta, por eshte edhe Genci, Agroni, Astriti,Igli, Albana, Dashi, Fatmiri e te tjere qe nuk do kishin lejuar asnjehere deshtimin e kesaj reforme. Dhe po kaq I bindur jam qe po te kishte qene ketu, edhe ish kolegu yne, I ndjeri Sokol Olldashi do ishte pjese e ketij grupi dinjitozesh.
Nuk e di si ndihet Lul Basha apo Sali Berisha me keta njerez.
Ndihet krenar apo nuk do ti rikandidoje sic ka bere ne te shkuaren me cdo ze dinjitoz ne PD.
Ka 25 vjet qe Sali Berisha eshte ne politike dhe per kete arsye eshte shume I lexueshem nga te gjithe ne.
Ne pushtet ndershkon gjithe te pabindurit me qellim sherbimin qorrazi te gjithe pjeses tjeter.
Ne opozite I therret te gjithe te pabindurit, u ben elozhe, I nxjerr ne tribuna me premtimin se ai ka ndryshuar e ata kane pasur te drejte.
Po Luli si do veproje?
Jam shume kurioz c’rol do kene keta kolege ne zgjedhjet e 2017. Do ti vere ne flamur duke I perdorur si kale beteje, apo do I perjashtoje duke rrezikuar seriozisht shkrirjen e partise demokratike.
Ps: duke shpresuar mos u kem prishur pune, kerkoj mirekuptimin e kolegeve te Pd-se qe permenda ne kete fjale. (Nga Artan GAÇI, Deputet i PS)
/Shqiptarja.com