Kryetarja e Grupit të Punës së Programit për Shëndetësinë në Partinë Socialiste, Klodiana Spahiu tha se nisma ka qëllim sensibilizimin e të gjithëve për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.
“Nuk është vetëm një akt qytetar por detyrim për gjithkënd që mendon se në një moment të vështirë do ta ketë të nevojshme”. Ajo shtoi se nisma të tilla do të organizohen edhe në qytete të tjera.
Shoqata e dhuruesve të gjakut bëri apel për të shtuar nisma të tilla pasi “kemi shumë nevojë për gjak pasi ndodhin shumë aksidente rrugore dhe shumë persona me talasemi kanë nevojë për gjak”.
(sg/shqiptarja.com)