Deputetë, mos tradhtoni aleancën e shenjtë me SHBA-të!

Deputetë, mos tradhtoni aleancën e shenjtë me SHBA-të!

Selia e PD

Deputetët e PD, janë aty sepse kanë marrë besimin e demokratëve dhe të shqiptarëve! Orientimi i demokratëve dhe shqiptarëve është aleanca me SHBA-të, pa rezerva dhe po ashtu për orientimin Europian! Është përgjegjësi për deputetët, që të dalin nga skema e interesave me të "fortin" dhe të llogarive personale për pushtet, dhe të mbajnë qëndrime që do i nderonte ata për misionin e shenjtë që kanë si përfaqësues në Parlament!

Nuk mundet që deputetët e PD, të bëjnë sikur nuk ka asnjë problem madhor e konkret me SHBA-të e as nuk mund të bëjnë se ky problem do të jetë i kalueshëm me kohën! Deputetët duhet tu qëndrojnë atyre qëndrimeve që i kanë dhënë më votë brenda grupit e jashtë grupit! Nuk mundet që demokratët të hyjnë në konflikt me interesat jetike të Shqipërisë siç është aleanca me SHBA-të apo edhe angazhime të tjera kaq vitale për demokratizimin e vazhdueshëm të PD  dhe të vendit! SHBA-të e kanë bërë disa herë të qartë qëndrimin e tyre për çështje për të cilat nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa mbrapa!

Shqipëria nuk mund ta mund këtë Qeveri e as PD nuk e mund këtë sistem të kthyer në Qeverisje nëse ka një qasje antiamerikane!

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë