Deputetë të koalicionit paszgjedhor, mbërrijnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillojnë një takim edhe pse mbrëmë u njofuan se "me kërkesë të deputetes Flora Brovina, shtyhet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës", e thirrur të nisë sot në orën 10:00.
Pritet që koalicioni paszgjedhor pas takimit të dalë me një qëndrim të përbashkët zyrtar pas vendimit të deputetes më të vjetër të Legjislaturës së Pestë të zgjedhjeve të parakohshme të para gati katër muajve, 8 qershorit, kryesueses së seancës konstituive të nisur në 17 korrik e të ndërprerë dy herë.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ishte thirrur për sot me rend dite "Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit" për të tretën herë, sikur edhe në 17 korrik e 18 shtator
ATSH
/Shqiptarja.com