Deputetë të komisioneve parlamentare Shqipëri e Kosovë takohen në Ministrinë e Arsimit, diskutohen projektet dhe sfidat e përbashkëta

Deputetë të komisioneve parlamentare Shqipëri e Kosovë takohen në Ministrinë e Arsimit, diskutohen projektet dhe sfidat e përbashkëta

Ecuria e marrëveshjeve ndërinstitucionale në sfidat e përbashkëta në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe hapësirat për bashkëpunime të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës janë diskutuar sot në një takim në ambientet e MAS, gjatë një vizitë të deputetëve të komisionit të arsimit nga Kosova.

Vizita e anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, bëri bashkë deputetë të majtë e të djathtë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin dhe fotot e takimit e ka shpërndarë në rrjetet sociale ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim të veçantë dy komisionet parlamentare të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, ku diskutuam mbi ecurinë e marrëveshjeve të lidhura në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e Arsimit dhe Sportit mes dy vendeve tona. Vlerësuam punën e përbashkët për Abetaren Unike, tekstet e diasporës, Enciklopedinë Shqiptare, pranimet e studentëve në universitetet tona, si dhe projektet në fushën e kërkimit shkencor” – shkruan Kushi.

Më tej znj. Kushi nënvizon se së bashku do të vazhdojnë punën intensive për të kapërcyer sfidat e kohës, ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë si dhe rritjen e cilësisë së arsimit për të formuar brezat e ardhshëm me aftësitë e reja të shekullit 21.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimin e përbashkët të kërkimit shkencor për faktet dhe historinë, përdorimin sa më efikas të kapaciteteve intelektuale të të dyja vendeve, jo vetëm të Shqipërisë e Kosovës, por edhe të hapësirës shqipfolëse.

Po ashtu u theksua nevoja për unifikimin e teksteve historisë, gjuhës dhe letërsisë por edhe e të gjitha tekstet e mundshme. Në fokus ishte edhe Enciklopedia shqiptare, shfrytëzimi i përbashkët i infrastrukturës dhe laboratorëve të universiteteve, shkëmbimi i nismave dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve në arsimin parauniversitar.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë