Nis viti i ri akademik, Universitetet hapin dyert për 120 mijë studentë! 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë! Manastirliu: Nuk mbyllen degë

Melinda Mataj është një prej studentëve që u ul sot për herë të parë në auditor në Universitetin e Politeknikut në kryeqytet. Ajo është nga qyteti i Shkodrës, dhe ka zgjedhur të studiojë për Urbanistikë, për të realizuar një ëndërr të fëmijërisë.

“E kam pasur gjithmonë ëndërr. Kam zgjedhur këtë degë sepse më pëlqen shumë të pikturojë, plus që edhe ka nevojë edhe tregu”.

 Ashtu si Melinda edhe shoqja e saj, na tregon përjetimet e para të nisje së jetës studentore.

 ‘Pak e emocionuar’...

Që në orët e para të mëngjesit, studentët në të gjithë vendin iu drejtuan universiteteve.

Rreth 120 mijë studentë nisën këtë 7 tetor vitin e ri akademik 2024-2025, 20 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në auditore.

Krahasuar me një vit më parë, këtë vit të ri akademik deri më tani vihet re një rritje e lehtë e numrit të studentëve, kjo për shkak të maturantëve të viteve të kaluara  që kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta.

Edhe këtë vit, degët e mjekësisë si dhe të teknologjisë së informacionit mbeten më të preferuara nga të rinjtë, duke ezauruar kuotat e regjistrimit pothuajse që në raundin e parë të regjistrimeve.

Lajm i rëndësishëm këtë vit akademik është edhe fakti se ndryshë nga 2023-shi degët ekzakte si kimia, fizika dhe matematika që rrezikoheshin të mbylleshin, këtë vit kanë më shumë kërkesa, edhe për shkak të riorganizsimit.  Fakulteti i Shkencave të Natyrës vjen me 2 programe të reja si Fizikë e Shkenca Kompjuterike si dhe Kimi-Farmaceutike.

Më pak regjistrime edhe këtë vit vijojnë të kenë degët e gjuhëve të huaj si dhe ato të mësuesisë, pavarësisht se ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu nga Politekniku tha se ato nuk rrezikojnë të mbyllen.

“jo, nuk rrezikojnë degë të mbyllen, kemi rijetëzim të degëve nga viti në vit, mbyllen disa të tjera hapen’...tha Manastirliu.

Teksa ministrja po fliste për mediat, një grup studentësh nga Lëvizja Për Universitetin, zgjodhën të protestojnë në këtë mënyrë, ato që ata e cilësojnë si braktisje të vendit nga të rinjtë.

Maturantët të cilët nuk janë regjistrua ende në një nga degët e universitetit dhe që janë shpallur fitues mund të regjistrohen edhe këtë të hënë në fund të raundit të dytë. Mundësia e fundit për ata që nuk kanë mundur është faza e lirë, e cila nis nga data 10  deri më 24 tetor, proces i cili kryhet pranë sekretarive të universiteteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Nisja e vitit të ri akademik, Rama: Suksese atyre që ulen për herë të parë në auditore

1728290098_studente.JPG

Në nisje të këtij viti akademik për studentët e universiteteve në Shqipëri, një urim e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama. Në Facebook Rama uron studentëve që ulen për herë të parë në auditore, si dhe trupës akademike.

'Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik', shkruan Rama në Facebook.

 

 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 07/10/2024 15:30

    Gjasme suksesi eshte qe "...nuk mbyllen dege". Pse dege me 10 veta quhen normale?! Po edhe sikur te kete dege me 100veta cilesia eshte aq e ulet e studenteve dhe mesimdhenies saqe si eshte hapur si mbyllur eficenca ne jjete reale eshte 0.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë