TIRANË- Policia gjeti thikën me të cilën dyshohet se u vra Martin Cani. Report Tv shell pamjet nga ku ndodhet godina 1-katëshe në të cilën autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani hodhi çantën e shkollës, brenda së cilës futi thikën e krimit. Çanta u gjet nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Tarraca e kësaj ndërtese në dukje të braktisur, e cila ndodhet në mesin e një blloku pallatesh pas Gjykatës së Apelit të Tiranës, ishte vendi misterioz që për 5 ditë la pa përgjigje se ku ndodhej thika me të cilën i mituri dyshohet se vrau shokun e shkollës.
Krejt rastësisht një qytetar, banor i pallatit mbi tarracën e godinës, pa çantën e dyshimtë dhe njoftoi autoritetet. Brenda saj u gjet mes librave një thikë, e cila nga hetimet rezultoi t’i përkasë të miturit të arrestuar për vrasjen e Martin Canit vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.
Në murin e kësaj ndërtese pranë një parku lojërash për fëmijë, janë shkruar me bojë fjalë të ndryshme, në mesin e tyre edhe “Fan Noli”, çfarë nënkupton se nxënësit e frekuentonin si zonë.
Autori i mitur, menjëherë pas ngjarjes së rëndë është nisur në këmbë në drejtim të zonës ku ka lënë çantën. Distanca nga atje është jo më shumë se 10 minuta në këmbë, teksa mendohet se ka lëvizur nga Pazari i Ri dhe përmes rrugicave pranë godinës 1-katëshe. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga miq, shokë dhe familjarë.
Në këtë pikë, autoritetet janë duke kërkuar personat që e kanë marrë me makinë 14-vjeçarin që edhe vetë mbeti i plagosur, dhe e kanë çuar drejt spitalit privat. Brenda çantës nuk u gjet celulari i të dyshuarit, i cili ende mungon si provë për hetuesit. Telefoni ka qenë në duart e të miturit gjatë kohës që dërgohej për në spital, pasi me të, nga makina, arriti të postojë në SnapChat foto të tijën me dorën grusht pas sherrit që la viktimë Martinin e vogël dhe plagosi shokun e tij po 14 vjeç. Për të gjetur se kush e ndihmoi, grupi hetimor pritet të kontrolloj kamerat e sigurisë në zonën ku thika u gjet.
Aparati celular do të ndihmonte grupin hetimor për të kuptuar nëse autori dhe viktima kanë pasur komunikim dhe zënka më herët mes tyre në rrjet. Autori i mitur, në një seancë mbajtur në dhomën e një spitali privat ku qëndron prej 18 nëntorit, do të duhet të kalojë në paraburgim, nën akuzë për “vrasje në rrethana cilësuese”.
I mituri po qëndron ende në një dhomë në katin e 4 të spitalit privat, ku ruhet me efektiv policie, deri në momentin që mjekët do të aprovojnë se gjendja e tij ia lejon kalimin në një dhomë paraburgimi në seksionin e të miturve.
Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin.
Heqja e ministres nuk ndikon,por kontrollet duhen shtuar,po keshtu dhe kamerat qe duhen vene ne cdo klase e ne cdo korridor e oborr shkolle,por dhe ne nje perimeter shume te gjere perreth.Me kujtohet kur isha ne 8-vjecare ne kohen e Xhaxhit nje nxenes solli nje thike te vogel ne klase.Kunder nxenesve nuk u perdor,por bene shoshe me te ne disa pjese deren e klases.Kur e pa mesuesja,nuk e pati problem qe nje nxenes erdhi me thike ne klase,por tere ceshtja u perqendrua ne /pse e nga kush u demtua dera/.
PërgjigjuLargimi i Manastirliut dhe venia perpara pergjegjesise te rende ligjore e Drejtoreshes te shkolles, Oficerit te Sigurise, Mesueses Kujdestare dhe SPZ ndikon qe c'ke me te. Deshmite tregojne qe vrasesi ka qene i armatosur ne shkolle dhe per kete ishin ne dijeni te gjithe keta mesiper. Deshmia e shokut te viktimes qe mbeti i plagosur tregon se autoret e vrasjes kane qene 2 vete. Vrasesi qe eshte ne spital dhe djali i nje polici me mbiemrin Begaj. E kupton ti sa e rende eshte situata kur dhe policia e fsheh ngjarjen dhe mbron kriminelet?
Ai ka bere foto ne makine me thiken e vrasjes, si gjendet thika tani pas 4 ditesh. Perse kaq te veshtire e ka policia te gjeje makinen se kush e coi ne spital? Nuk paska fare kamera? Ne foto nga brenda duket qe eshte Audi Q5. Kush qenka ky trim qe policia nuk guxon ti thote emrin dhe nuk " e gjen" dot??? Perse prokurorja e familjes Felaj vajti ne spital kur plaga e vrasesit eshte e thjeshte dhe nuk eshte ne kushte kujdesi intensiv? Kush e coi tek Hygea dhe jo tek shteterori vrasesin? Kush i paguan shpenzimet? Keto fakte te bejne te dyshosh shume.
PërgjigjuAjo qè "tè heq edhe tokèn nèn kèmbè" si qytetar shqiptar sot,,èshtè MUNGESA E PLOTÈ E PÈRGJEGJÈSISÈ QYTETARE dhe pèrballje e njè "ministre" Manastirliu me shqetèsimet e shoqèrisè. Shkurt, na nevojiten drejtues institucionesh qè mèshirojnè njè frymè krejt tjetèr drejtimi, boll mè me kèta xhonturq qè dinè vetèm tè lèpijnè tè ndenjurat e kryetarit qè jep poste dhe çifligje.
PërgjigjuManastirZiu duhet tè SJPORRET dhe tè bèhet mèsim pèr çdo ndrkull tjetèr , dhe Manastirliu té ARRESTOHET pèr Neglizhencè , Shpèrdorim detyre , KORRUPSION dhe PASTRIM PARASH , sepse i ka bèrè GJÈMÈN MINISTRISÉ sè SHÉNDETÈSISÈ , para se ti bènte GROPÈN Ministrisè sè Arsimit !!!!
Përgjigjuha,hh,,,,, nga lushnja je ti o loni
Çeshtë ky gjyq që u zhvilloka në ambientet e spitalit privat? Pse? Se ka plagosur dorën? Me dorë të lidhur të shkojë krimineli në gjykatë. Turp, ta mbajmë me kimet kriminelin. Të shkojë gjyqtarja e ti çojë edhe një kavanoz komposto.
PërgjigjuJa u hoq Manastirliu, do vijë Manastirliu tjetër. Administrata jonë është Zhele. Sëpaku, të bllokohen rrjetet sociale të dëmshme.
Përgjigju