Një delegacion gjerman me deputetë nga Bundestagu kanë zhvilluar një takim sot në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më vendime pasi  ka mbetur me vetëm 4 anëtarë, pasi dy prej tyre janë shkarkuar nga detyra nga organet e Vettingut, ndërsa një tjetër gjyqtar ka dhënë dorëheqjen.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja raportoi për situaten dhe bllokimim e Gjykatës Kushtetuese si dhe për mungesën e anëtarëve për shkak të të larguarve nga vetting.

Deputetët gjermanë, në vijim kanë patur një takim edhe me kreun e Komisionit të Vettingut Genta Tafa Bungo.

Deputetët gjermanë, në radhët e të cilëve kishte edhe nga partia e kancelares Angela Merkel CDU, kanë  ardhur me një axhendë për sa i takon sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Një ditë më parë ata u takuan me ministren Gjonaj dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Gjithashtu ata do të kenë një takim edhe në shkollën e magjistraturës.

Deputetët janë të inetersuar se ku ndodhet zbatimi i reformës në drejtësi, si dhe situatën ku ndodhet gjykata kushtetuese. Deputetët shprehën habi, pasi sipas tyre është një situatë e patolerueshme ajo që ndodh në Gjykatën Kushtetuese, e cila është paralizuar nga vettingu.

Nga ana e tyre deputetët e Bundestagut kanë shprehur shqetësim për këtë situatë dhe kanë kërkuar që të gjenden instrumentat ligjorë për zhbllokimin e saj.

Emrat e deputetëve gjermanë të pranishëm në takim