Deputetët e opozitës pushtojnë
foltoren, përplasje me gardën/VD

Deputetët e opozitës pushtojnë<br />foltoren, përplasje me gardën/VD<br>
Pas përplasjes me punonjësit e Gardës, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese në Kuvend kur po votohej rendi i ditës. Ka qenë kjo situata më e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Tymueset janë hedhur nga deputetët e PD Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Endri Hasa. Një situatë e ngjashme kjo me Kuvendin e Kosovës gjatë debateve për demarkacionin.

Dy nga tymueset janë hedhur në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Protagonistë të kësaj situate kanë qenë kryesisht deputetët e PD, ndërsa ata të LSI kanë qëndruar më të tërhequr.  

​Ndërkohë, për të bërë të pamundur votimin për zgjedhjen e Kryeprokurorit, deputetët e opozitës kanë marrë kartat e votimit nga ulëset e përfaqësuesve të maxhorancës. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i ka zëvendësuar ato me kartat e ulëseve të deputetëve të opozitës. tymuse parlament

(Deputetët e opozitës hedhin tymuese në Kuvend)

Përplasjet në foltore, ndërpritet dy herë seanca
Tensione në Kuvend. Deputetët e PD, ndër ta edhe ish-kryeministri Sali Berisha, përplasen me punonjësit e Gardës në foltore çka bëri që drejtuesi i seancës Gramoz Ruçi të ndërpresë dy herë seancën ku është parashikuar të zgjidhet Kryeprokurori i Përkohshëm.

Berisha tentoi të marrë fjalën pasi foli për procedurë Lulzim Basha i cili kërkoi që maxhoranca të tërhiqej nga nisma e zgjedhjes së Kryeprokurorit, ndërsa Taulant Balla foli gjithashtu për procedurë por për një nismë të Shoqërisë Civile për fëmijët e sëmurë me leuçemi. Në këtë moment Berisha kërkoi fjalën por nuk iu dha nga Ruçi, çka solli përplasjen e ish-kryeministrit dhe deputetit Flamur Noka me Gardën. Pas tyre në foltore mbërritën edhe deputetë të tjerë të PD si Gent Strazimiri, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu duke krijuar momente tensioni në sallën e Kuvendit.

​Seanca rinisi pas disa minutash por nuk pati asnjëherë momente qetësie në sallë. Pas rrëzimit të kërkesës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e Kryeprokurorit, PD kundërshtoi fort, ndërsa Basha kërkoi sërish fjalën në foltore. Refuzimi i Ruçit solli sërish deputetët e opozitës përpara foltores, duke u përplasur për herë të dytë me punonjësit e Gardës. Ranë në sy edhe deputetët e LSI-së teksa shtynin gardistët. Opozita e quan zgjedhjen e Kryeprokurorit nga maxhoranca si tentativë për të mbyllur çështjen e drogës. Ndërsa gjatë votimit të Arta Markut, deputetët e PD hodhën ngjyrues duke krijuar një situatë aspak të këndshme.
 berisha balla
(Momenti i përplasjes së Berishës e Nokës me Gardën në foltoren e Kuvendit)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit