Deputetët panë programe pornografike në Gjermani/ Si lindi shprehja e Arbnorit: Këta s’janë socialista, këta janë specialista

Deputetët panë programe pornografike në Gjermani/ Si lindi shprehja e Arbnorit: Këta s’janë socialista, këta janë specialista

Pjetër Arbnori, ish-deputet i PD-së

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, në një shkrim të shkurtër në “55news.al”, pak ditë pas përurimit të bustit të ish-deputetit demokrat, Pjetër Arbnori shpjegon si lindi shprehja e famshme “Këta janë specialista, jo socialista”.

Dervishi shkruan se e vërteta e kësaj shprehjeje lidhet me një vizitë të një grupi deputetësh në vitin 1992, me në krye kryetarin e Kuvendit, Pjetër Arbnorin ishin për vizitë në Bon të Gjermanisë.

Deputetët kishin shtuar orët e programacionit pornografik  në televizorët që kishin në dhomë, ndërsa kur po largoheshin duhet të paguanin faturën “e kripur” tek sporteli. Kur Arbnori mori vesh çfarë kishin bërë deputetët shkruan Dervishi, tha shprehjen e famshme ”Këta s’janë socialista, këta janë specialista.”

Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë. E vërteta lidhet me një ndodhi në Bon ish kryeqytetin e Gjermanisë në vitin 1992. Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin. Gjatë kohës së qëndrimit në hotel deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive. Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme.

Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/07/2018 10:36

    Pa lidhje fare Se ckuptim ka kjo shprehje e Arbnorit per socialistet me oret e emisionit te tv-s, vetem Kastrijoti e di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë