Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në kuadër të vizitës që deputetë të Kuvendit po zhvillojnë në Uashington të SHBA-ve, ka publikuar së fundmi edhe foto nga takimi që kanë patur në Departamentin Amerikan të Shtetit me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Bardhi shkruan se Shqipëria duke qenë një vend anëtar i NATO-s, duhet t’u qëndrojë standarteve demokratike dhe të punojë për të qenë pjesë e BE-së. Krah tij në foto shfaqen edhe deputetët e PS-së.
“Gjatë vizitës në Uashigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”- shkruan Bardhi në facebook.
Për këtë takim ka pasur edhe një reagim nga ambasada e SHBA në Shqipëri në rrjetin social ‘X’, ku shkruhet se është kënaqësi kur deputetët shqiptarë punojnë së bashku për çështje të rëndësishme.
B.V/Shqiptarja.com“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”- shkruhet në reagim.
Komente


Për kë është kjo foto? Apo për shit-mend
Përgjigju