Deputetët socialistë në përgjime/ Pëllumbi: PS-ja nuk mbron asnjë nëse ka përgjegjësi penale

Deputetët socialistë në përgjime/ Pëllumbi: PS-ja nuk mbron asnjë nëse ka përgjegjësi penale

Deputeti socialist Arben Pëllumbi shprehet se PS-ja nuk mbron asnjë deputet që ka dalë në përgjime. Ai tha se cështja të hetohet dhe nëse ka përgjegjësi penale nuk do të mbrohet askush.

"Le të themi që përgjimet deri në këtë moment duhet të shkojnë në rrugën e tyre të hetimit dhe të nxjerrjes së përgjegjësive penale. Partia Socialiste, dhe sigurisht ne si grup parlamentar e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se nuk mbrojmë askënd nëse ka një çështje penale" tha ai.

Duke u ndalur te ndërhyrjet për punësimet në administratë, ai tha se qeveria po e lufton fort këtë fenomen, por pranoi se ka pasur edhe raste kur është ndërhyrë.

"Sigurisht që në shumicën e tyre bëhen sipas meritës. Por ne të mos harrojmë se ku jetojmë, se nga çfarë mentaliteti vijmë. Sigurisht ka pasur ndërhyrje dhe në administratë për të punësuar njerëz. Por qeveria jonë, mazhoranca jonë është duke luftuar fort për ta bërë këtë fenomen sa më të sporadik dhe sa më të vogël.

Kemi bërë një sërë portalesh pikërisht për këtë arsye ndërhyrjet dhe politizmat e panevojshme" përfundoi socialisti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropojani: 20/06/2019 12:37

    O ligen ju boll po' i mbroni dhe po' bashkepunoni me to se keshtu keni kontraten ne kriminelet, kur gjerat behen nderkombatare nga te huajt nuk keni cfar me be o hajduta o pederasta,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë