Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste! Duke punuar bashkë, e çojmë vendin përpara

Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste! Duke punuar bashkë, e çojmë vendin përpara

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Arben Pëllumbi në njësinë nr.2

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e anëtarësimeve të reja në njësinë 2, ku ftoi të gjithë të rinjtë që kanë ide të mira të bëhen pjesë e familjes socialiste. Ai tha se Partia Socialiste është si një ‘skuadër e mirë sportive’, e cila sa më shumë stërvitet dhe disiplinohet, luan në skuadër dhe prodhon ekip, aq më shpesh fiton dhe jep rezultat.

“Mund të ketë shumë njerëz që thonë: Çfarë na duhet politika? Pa politikën nuk do e bënim dot shkollën “Kosova”, se e kishte marrë rrugën të bëhej pallat dhe ndërkohë ishte kthyer në një parkim i madh, teksa pritej të dilte leja. Politika ka fuqi të ndryshojë gjërat dhe nuk ka ndryshuar vetëm realitetin për shkollën “Kosova”, por edhe për shkollën tjetër “Bashkim Fino”. Politika e nisi Piramidën, për ta kthyer në Mazoleum për diktatorin, pastaj në muzeum, pastaj në një ngrehinë të braktisur. Politika vendosi që ta kthejë në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit për gjithë Shqipërinë, në Njësinë 2. Po të ishte për inerci, Liceu mund të jetonte me lavdinë e vjetër, ndërkohë që po rrënohej përditë, s’kishin as një sallë koncertesh. Politika vendosi që nëse duam të mbajmë lart emrin e Liceut dhe të jetojmë me lavdinë e viteve të kaluara, duhet të prodhojmë lavdi dhe sukses sot. Kjo është arsyeja pse politika vendosi për të bërë Liceun, kjo është arsyeja pse politika vendsosi për të bërë Unazën e Madhe, pse politika vetëm në këtë njësi ka prodhuar realitete të transformuara si kurrë më parë”, u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera i ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen PS-së që e cilësoi ‘forcën më të madhe politike dhe vendimmarrëse në vend.

“Sot qyteti drejtohet nga Partia Socialiste, nga forca jonë; sot edhe Republika, qeveria, drejtohet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Kjo do të thotë se anëtarësia e forcës politike që merr vendimet, të qenit aktiv në forcën që ndan mënyrën sesi ecën përpara vendi, ndan mënyrën sesi ecën përpara qeveria, bashkia, në forcën që harton ligjet në parlament, është të jesh pjesëmarrës dhe të jesh aksioner aty ku merren vendimet. Është shumë kollaj të ankohesh nga divani, është shumë kollaj të shash në rrjetet sociale, është shumë kollaj të thuash kjo s’bëhet, por pyetja është: Ke mjaftueshëm kurajë që të ulesh te tavolina ku gjërat bëhen, ku vendoset mënyra sesi shkon vendi përpara? Dhe nëse je gati, atëherë kjo është familja jote, Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Deputeti i Njësisë 2, Arben Pëllumbi tha se Partia Socialiste fiton çdo garë sepse është partia më e organizuar.

“Ne fitojmë sepse njerëzit kanë besim te struktura jonë, ne fitojmë sepse shikojmë me vizion përpara. Prandaj, ky proçes që kemi nisur, jam i bindur që do të përfundojë me të gjitha rezultatet që kërkohen prej nesh”, përfundoi Pëllumbi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi