Deputeti Babasi: Berisha di
gjithçka për miliarderët e PS-së

Deputeti Babasi: Berisha di<br />gjithçka për miliarderët e PS-së
TIRANE- Biznesmeni dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi teksa ka shprehur gadishmërinë për heqjen e imunitetit të deputetëve, ka nënvizuar faktin se Berisha ka informacion të plotë për miliarderët e Partisë Socialiste. Babasi në një pronocim për gazetën "Shqiptarja.com" ka pohuar se deklaratat e kryeministrit janë me bazë, pasi ai ka informacione të sakta për paratë e deputetëve të PS-së.

"Besoj se kryeministri Berisha ka informacione të plota për deputetët bizesmen të Partisë Socialiste dhe për menaxhimin e bizenseve të tyre", është shprehur deputeti demokrat, Ndriçim Babasi. Ndaj sipas tij, deputetët e PS, të cilët mendohen se janë "goditur" nga kryeministri Berisha duhet që të përballen me të nëse pretendojnë për akuza të pa baza. Sipas tij, duhet të hiqet imuniteti dhe duhet të jenë gjykatat ato që do të vënë drejtësi në luftën kundër korrupsionit.

"Duhet të jetë Drejtësia ajo që mund të mbrojë apo jo pronat dhe paratë tona, dhe të bëj punën e saj në luftën kundër korrupsionit. Unë vij nga biznesi, dhe jam pro tij. Ashtu sikurse edhe kryeministri Berisha është pro bizneseve dhe afër tij. Ndaj e vlerësoj kryeministrin Berisha për këtë nismë. Imuniteti nuk duhet të mbrojë biznesin tonë", është shprehur Babasi.

Ndërkohë që dje kryeministri i vendit, Sali Berisha i është drejtuar edhe njëherë kreut të socialistëve, Edi Rama për të votuar më 6 gusht nenet e Kushtetutës për imunitetin, për ti hapur rrugë integrimit, duke shmangur një faturë të shtrenjtë politike.

(Shkrimin mund ta lexoni të plotë në gazetën Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd