Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka ngritur si shqetësim aksidentet e shpeshta me pasojë vdekjen të regjistruara në aksin rrugor Fier-Seman. Baçi kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria për garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Për të gjithë përdoruesit e rrugës Fier-Seman, para disa ditësh humbi njeriun  e dashur në një aksident automobilist. Ishte viktima e 19 në këtë rrugë, tashmë fieraket e quajnë rruga e vdekjes. Duke mos numëruar aksidentet me pasojë plagosjen, shkatërrime mjetesh, debate e konflikte deri në hasmëri. Këto vijnë si shkak i aksidenteve. Situata është alarmante që do ditë gjerenon probleme  shqetësime deri në pasoja të pariparueshme. A e shikon qeveria e bashkia këtë shqetësim serioz? E gjithë a vijë si pasojë se kjo rrugë jo më shumë se 20km, pavarësisht se investimet kanë qenë në shumë të konsiderueshme, gjendja është mjaftueshme keq për rrezik të lartë të aksidente. Shkak janë abuzimet në investime e tendera. Sinjalistika për të ardhur keq. Në shumë pjesë mungon ndriçimi. Kontrollet policore gjatë verës janë të shpeshta, por fokusi është për të marr 500 lekëshe”, tha Luan Baçi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë