Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është filmuar mes protestuesve ditën e sotme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket momenti kur Korreshi po marshon bashkë me turmën në drejtim të Kryeministrisë.

Kujtojmë se Korreshi ka marrë pjesë gjatë këtyre ditëve edhe në protestat e tjera që janë zhvilluar dhe nuk është përzënë nga protestuesit, siç ka ndodhur me deputetë të tjerë të PD-së.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Mësynë te Apeli, 5 protestues të arrestuar! Ndahen në grupe, disa te bulevardi e të tjerë marshojnë! Rinisin sulmet, ‘breshëri’ fishekzjarresh e molotovësh policisë