Deputeti Fatmir Limaj del nga
paraburgimi, rigjykimi pritet në prill
Gjykata e lartë e Kosovës liroi nga paraburgimi deputetin Fatmir Limaj, i cili është në pritje të dy proceseve gjyqësore, nën akuzat për krime lufte dhe korrupsion. Limaj ndodhej në paraburgim që nga 24 nëntori i vitit të kaluar kur qe vendosur kthimi i tij në rigjykim.
KOSOVE - Gjykata e lartë e Kosovës liroi nga paraburgimi deputetin Fatmir Limaj i cili është në pritje të dy proceseve gjyqësore nën akuzat për krime lufte dhe korrupsion. Deputeti i Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj nga sot është në arrest shtëpie në pritje të proceseve gjyqësore kundër tij. Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që masën e paraburgimit ta zëvendësojë me atë të arrestit shtëpiak.
Zoti Limaj ndodhej në paraburgim që nga 24 nëntori i vitit të kaluar kur qe vendosur kthimi i tij në rigjykim nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve të luftës, në pjesën e parë të vitit 1999.
Një trup i përbërë nga tre gjykatës ndërkombëtar dhe dy vendas të gjykatës së lartë, vendosi atëbotë që kërkesa e prokurorit të çështjes për rishqyrtim të lëndës të merret për bazë pjesërisht.
Në muajin maj të vitit 2012 zoti Limaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, që mbështeteshin kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit 2011, kur kreu vetëvrasje në Gjermani.
Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të vitit 2012, pohimet e dëshmitarit qenë shpallur të papranueshme nga gjykata.
Ishte kjo hera e dytë që zoti Limaj përballej me akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.
Rigjykimi i vendosur në nëntor të vitit që lamë pas pritet të fillojë gjatë muajit prill, kur po ashtu pritet të fillojë edhe procesi tjetër gjyqësor ndaj zotit Limaj nën akuzat për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, që lidhen me periudhën kur zoti Limaj ishte Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.
(Marrë nga Zëri i Amerikës)Redaksia online(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.3%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57