Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve raciste për migrantët

Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve raciste për migrantët

Emigrantët e shpëtuar në Greqi

Një deputet i krahut të djathtë në Greqi u përjashtua nga partia e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shkak të komenteve raciste të bëra pas fundosjes së një anijeje me migrantë.

Ndërsa dënoi humbjen “tragjike” të jetës, përfshirë të fëmijëve, Spilios Kriketos, deputeti i partisë Demokracia e Re, tha se Greqia “nuk mund të tolerojë më shumë migrantë”.

Komentet i bëri gjatë një interviste për kanalin Kontra në YouTube ku akuzonte migrantët për vjedhje.

Menjëherë pas kësaj interviste u përjashtua nga partia e Mitsotakis e cila po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës së ardhshme,

“Mendimet, sikurse ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklarata të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të partisë sonë”, shkruhej në deklaratën e partisë së Mitsotakis.

Ndërkohë pas më shumë se 72 orësh, kërkimet vazhdojnë në ujërat ndërkombëtare, për të zhdukurit pas fundosjes së anijes së peshkimit ku mendohet se po udhëtonin 500 emigrantë nga Tobruk, Libi. Nga fundosja e anijes në brigjet në jug të Greqisë të martën në mbrëmje, (13 qershor 2023), kanë vdekur të paktën 78 persona.

Ish-qeveria greke që ishte në pushtet më 2019-2023, e udhëhequr nga Mitsotakis, ka ndjekur një politikë strikte ndaj migracionit dhe është përqendruar në “sigurinë” dhe mbylljen e kufijve.

Mediat greke dhe organizatat joqeveritare vazhdimisht kanë akuzuar Greqinë se ka kryer dëbime “të paligjshme” të migrantëve në Detin Egje, një akuzë që është hedhur poshtë nga ekzekutivi paraprak. 

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet