Deputeti i Kosovës: Faleminderit zot
çfarë burrneshe më dhurove për grua

Deputeti i Kosovës: Faleminderit zot<br />çfarë burrneshe më dhurove për grua
Deputeti nga LDK-ja, Bardhyl Meta ka bërë një deklaratë shumë të veçantë për bashkëshorten e tij, këngëtare Adelina Thaqi.
 
Meta vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe kurimin e tij ia ka dedikuar pikërisht Adelinës.
 
Meta shkruan se është shumë i lumtur që përkrah në ato momente të vështira ka pasur atë, duke i cilësuar si një burrneshë që kurrë nuk është mposhtur.  
Statusi i plotë
Një bashkëbisedim i KTV-së (Amir Mjeku) me Adelina Thaqin – bashkëshorten dhe Heroinën time – e cila për asnjë sekondë në gjashtë muajt e fundit të kalvarit tim me kancerin – s’më ka lanë asnjë sekondë vet – sikur edhe në ato 6-7 ditët e netët e rënda pas operacionit të dytë 12 orësh, kur unë isha në koma 7 ditshe, një kohë kur Adelina nga 18 orë, më ka fol tek veshi: për vajzat tona, për ne të dy e lidhjen tone, më ka këndue të gjitha kangët që i dua, mi ka lexua qindra letra që vinin në ditë prej miqve, dashamirëve e familjareve tane…
 
– Një rrëfim që mi ktheu lotët dhe përjetimet e Heidelbergut të Gjermanisë (qytetit tim të Ri-lindjes!)…, dhe më ktheu edhe krenarinë – për faktin se çfarë burrneshe ma dhuroi Zoti si bashkëshorte, kur më përballi e lidhi me Adelinën… 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani