PRISHTINE- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar. Kelmendi, e argumentoi këtë se "në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet".
“Katolikët e kanë heroin e tyre, Skënderbeun. Në shekullin 15-të nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një show televiziv.
Ai gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.
Kelmendi, gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.
Ai në këtë show, pajtohet me idenë se "Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik".
“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com