Deputeti i LSI-së nuk braktisi seancën si opozita/ Bitri: Nuk kaloj me PS

Opozita e bashkuar braktisi sot seancën parlamentare, një ditë pasi Federica Mogherini i solli Tiranës lajmin e mirë të hapjes së negociatave me BE-në. Por kësaj nisme nuk i është bashkuar një deputet i LSI-së.

“Rebeli” ësht Robert Bitri, i cili ka qenë i vemti nga radhët e partisë së Monika Kryemadhit që nuk është larguar.

I pyetur nga Report TV se përse qëndroi në Parlament, Bitri u përgjigj:

Sepse mendoj që duhet të qëndroja sot, ditën e integrimit. Nuk i bashkohem PS. Qëndrova se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI

Robert Bitri

Bitri e kishte shkelur edhe më 3 prill vendimin e LSI për të braktisur komisionet parlamentare, në kuadër të mosbindjes civile të nxitur nga opozita.

Bitri asokohe u shpreh se nuk e kishte respektuar një vendim të tillë që vinte nga Lulzim basha, pasi  basha nuk ishte kryetari i partisë së tij.

Mosbindja e deputetit ndaj partisë së tij, vjen në një moment kur LSI-së i është hapur një plagë e thellë në të gjithë vendin nga dezertimet e shumë këshilltarëve bashkiakë, që kanë kaluar në radhët e PS.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votuesi tend: 19/04/2018 17:59

    O Deputeti im bravo te qofte per veprimin dhe mendimin tuaj Ju punoni ne Parlament per ne per Shqiperine kurse Monika per Hajduterine dhe Pasurine e vet me dy rroga dhe tre kalamanj kane qithe ate pasuri Djali me studime ne Angli afer Floririt ku e ka depozituar Likemona Deputet edhe ne zgjedhjet e ardhshme prap do fitoshme votat tona te lumte Suksese

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 19/04/2018 16:35

    Teçken e seçkes, paska dhe burra ne LSI. Se kishim pare vetem , laraska pa bisht..

    Përgjigju
  • Erik: 19/04/2018 15:44

    Robert Bitri ka kuptuar qe LSI-ja tashme eshte bere paterice funksionale e PD-se. Monika ia ka deleguar partine nje impotenti politik si Lulezim Basha, duke i therritur gjithe diten "shefi, shefi". Nuk e njoh nga afer as nga larg z.Bitri, por nje distancim i tille nga drejtimi guerrilas i Monikes me tregon me se pakti dinjitet njerezor, mençuri dhe integritet.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 19/04/2018 14:31

    Bravo z.Bitri dhe mos ndiq ate sharabajken e LSI-se qe eshte bere turpi i kesaj Partie dhe i Parlamentit.

    Përgjigju
  • redi: 19/04/2018 12:04

    Prezenca e Bitrit , tregon se eshte deputet dhe perfaqesues i popullit dhe nuk i perket asaj menyre prej militanti te te berit opozite . Kjo duhet te jete menyre e re eutopiane e opozitarizmit per cdo oarti qe i imponon ndonje here te kryejne veprime qe vec opozitare nuk jane .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve