Deputeti i Nismës Socialdemokrate për "Report Tv": Deklaratat e Thaçit, të rrezikshme për rajonin

Deputeti i Nismës Socialdemokrate për

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha

Në një intervistë për “Report Tv”, deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me rishikimin e kufijëve duke u shprehur se deklarata të tilla janë tejet të rrezikshme për sigurinë e rajonit.

Intervista e plotë:

1.A keni një koment për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi?

Edhe para 10 minutash Thaçi e ripërsëriti qëndrimin e tij që për ne është i paqartë. Edhe pse i njëjti person që nga viti 2000 nuk e ka përmendur Preshëvën. Nxjerrja e kësaj teme papritur në opinion për mendimin tim hap kutinë e Pandorës sepse problemet nacionale në Ballkan janë shumë të mëdhaja. Për mua është befasuese, sepse Hashimi për një kohë të gjatë ka pasur bisedime me përfaqësuesit e serbisë dhe asnjëherë nuk ka përmendur çështjen e Shqiptarëve në luginën e Preshevës. Në momentin kur ne jemi gati të bëjmë gati dhe të çojmë një delegacion për bisedime ai nxjerr tema që nuk janë diskutuar kurrë.

2. Iu vini nga radhët e UÇK-së, si priten këto deklarat ana patriotike?

Mendoj që nuk ka shqiptar që nuk e do bashkimin, por pyetja është, çfarë do të humbim? Këtu qëndron dilema.  Mendoj që Hashimi po futet në një lojë të rrezishme që do të sjellë pasoja për shtetet e rajonit.

3.Nga të gjitha eksponetët poltike ka pasur reagime të shumta. Mendoni kjo çështje është shfrytëzuar dhe nuk janë marrë me problemin konkret?

Qëndrimin e presidentit e shoh si lojëpolitike për politikën ditore. Kemi diskutuar për dy ditë rrjesht në parlament temën e marrëveshjeve me Serbinë dhe në asnjë moment nuk ka dalë një ide e tillë.

E keqja është se kur presidenti e prezantoi idenë na ofendoi ne që jemi pjesë e parlamentit dhe ofendoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Thaçi po luan me nervat e qytetarëve dhe po e keqpërdor fjalën e tj duke nxitur tema që në rajon nuk kalojnë dot si deklarata. Kjo çështje ka rreziqet e veta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë