Deputeti i PD denoncon: Aroma e
keqe po vret Elbasanin

Deputeti i PD denoncon: Aroma e<br />keqe po vret Elbasanin
Deputeti i PDS-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar faktin që, sipas tij, një aromë e keqe është përhapur në qytetin e Elbasanit.

“Një aromë si e një kufome në dekompozim e sipër” ka shkruar Boçi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Postimi i Boçit në facebook:
Aroma që po vret!
Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!
Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej, Dyli Haxhire dhe Katundi i ri.
Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.
Krahasuar me aromën e dikurshme të gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.
Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri, i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, që vapa e stimulon më tej.
Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.
Dalngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!!
Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë.
p.s Mos harroni!
Ky nuk është një status politik

boci fb
  Postimi i Luçiano Boçit në facebook


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie