Deputeti i PD: Rama shkarkoi një ministër kur mësoi ç'po bënte, u çudit dhe FMN

Deputeti i PD: Rama shkarkoi një ministër kur mësoi ç'po bënte, u çudit dhe FMN

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar një ministër për koncesionet.

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Spaho nuk përmendi emrin e ish-ministrit të shkarkuar nga Rama, por tha se FMN u çudit kur e mori vesh këtë. Sipas tij, kryeministri e kundërshtoi dhe nuk e la ta bënte atë skemë.

“Biznesit do t’i rriten kostot, do duhet të marrin kontabilistë dhe do paguajnë për të, po flasim për dyqane që kanë nga një kokosh me plaçka. O do ulin fitimet ose për produktet që janë jashtë skemës së TVSH, do rritin çmimet se s’bën. Rritja mund të shkojë nga 6-12%, pavarësisht se TVSH është 20%. Ishte një skemë për të cilën u shkarkua një ministër, që donte të jepte me koncesion skemën e tatim fitimit. FMN kur e mori vesh tha se kjo ishte çudi dhe nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë. Kryeministri s’e mohon dot këtë. E kundërshtoi dhe s’e la ta bënte atë skemë, por tani kanë dalë me administrimin e faturave të TVSH”, u shpreh Spaho për Report Tv referuar TVSH-së për bizneset e vogla që hyri në fuqi që nga 1 prilli"

Edmond Spaho, kreu i grupit të PD


Lajmi kryesor:

Spaho zbulon planin e opozitës për mosbindje civile: Bllokim rrugësh, institucionesh e Kuvendi


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar