Spaho zbulon planin e opozitës për mosbindje civile: Bllokim rrugësh, institucionesh e Kuvendi

Spaho zbulon planin e opozitës për mosbindje civile: Bllokim rrugësh, institucionesh e Kuvendi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, Edmond Spaho, ka zbuluar arsyet pse opozita po përgatitet për mosbindje civile. Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Spaho sqaroi se PD ka kërkuar anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, anulimin e skemës së TVSH për biznesin e vogël, anulimin e taksës së pronës, të taksës së ujit, si dhe futjen në skemën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve të përjashtuara, por sipas tij, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga kryeministri Edi Rama, duke shtyrë opozitën në mosbindje civile.

“Ne kemi kërkuar që të anulojë taksën e Rrugës së Kombit, 5 eurot, të anulojë skemën e TVSH për përfshirjen në të të 20-30 mijë bizneseve të vogla, të anulojë taksën e pronës, taksën e ujit, të fusë në skemën e ndihmës ekonomike familjet e përjashtuara. Nëse Rama do t’i realizojë këto nuk ka arsye pse ne të themi të mos paguajnë qytetarët. Kryeministri nuk do t’i mbajë këto, kështu që rruga e vetme për ta hequr e shporrur këtë është mosbindja civile. Kuvendi është formal, qeverisja tallet me qytetarët, taksat rriten pafund, zgjedhje nuk ka”, 

Edmond Spaho, nënkryetar i PD

Më tej, kreu i grupit të PD zbuloi detaje nga plani i PD dhe LSI për mosbindje civile, duke thënë se do të fillojë me bllokimin e rrugëve, për të vijuar me bllokimin e institucioneve dhe deri te bllikimi i punës së Kuvendit. 

"Do kalojmë në bllokim rrugësh, bllokim institucionesh, bllokim të punës së Kuvendit. do përdorim të gjitha format për të bllokuar këtë qeverisje që po çon në rrënim vendin. Qytetarët po ikin në emigracion, këtë qeveri duhet ta heqim qafe, ndryshe do ikim ne. Ne po planifikojmë, do ta fillojmë me bllokim rrugësh, protesta në nivel vendor, qendror, me protestë të madhe në Tiranë"

Edmond Spaho, nënkryetar i PD

Intervista:
Ju bëni thirrje shqiptarëve për mosbindja civile, çfarë nënkuptoni?

Për të arritur te përgjigjja ose te pika që opozita të ndërmarrë një veprim të tillë do duhet të analizohet gjendja ekonomike, shoqërore, politike e vendit dhe nëse kushtet janë të tilla që opozita nuk sheh rrugë tjetër për të vepruar ngelet vetëm kjo.

Nisi me tarifën 5 euro në Rrugën e Kombit, pse jeni kundër?
Po të shikosh këtu asnjë institucion nuk funksionon, gjithçka është një teatër i madh, Rama tallet me qytetarët dhe opozitën, sa e ofendoi në mënyrën më banale popullin. Gjendja ekonomike është katastrofë, për çdo vit buxhetor shtohen taksat.

U mbyll me 4% ...
A ka vende pune? Nëse do ishte i kënaqshëm zhvillimi ekonomik nuk do iknin shqiptarët. Kemi tatimin mbi vlerën e shtuar, që ka futur në skemën e TVSH mbi 30 mijë biznese të tjera, taksa e banesave, që do të thotë dyfishim për një kategori.

Pse jeni kundër tarifës për Rrugën e Kombit?
Është një lëvizje qytetare që ka filluar në Kukës, e të majtëve dhe të djathtëve, të dy palët u ngritën në këshillin bashkiak dhe mbajnë të njëjtin qëndrim, ku janë të bindur se ajo është një masë shkatërruese për veriun. Qeveria Berisha e ka studiuar dhe ka arritur në përfundimin se nuk do të ketë pagesë në këtë rrugë.

Dikur duhet të bëhet sipas jush, sepse kudo paguhen rrugët?
Nuk i kanë të gjitha vendet. Paguhet një taksë për gjithë rrjetin e vendit. Duhet të nisesh nga niveli ekonomik i vendit. Shqiptarët nuk e përballojnë dot. Shqiptarët paguajnë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe jo pak. 37 lekë për litër paguajnë akcizë te karburanti, 27 lekë për litër taksë qarkullimi.

Do ta anuloni koncesionin e Rrugës së Kombit?
Nuk ka filluar ende, kryeministri thotë që do ta rishikojë, por ai nuk e mban fjalën. Ne do të heqim 5 eurot që paguajnë qytetarët dhe do t’i mbulojë buxheti i shtetit, kjo do të jetë zgjidhja jonë. FMN kërkon që koncesionet të futen te borxhi publik.

Thirrja e Bashës dhe Kryemadhit për të mos paguar taksat ...
Vendi ndodhet në rrënim ekonomik. Jo më kot u ngritën kuksianet, arriti në pikën ku xhepat e tyre ngelën tërësisht të zbrazur. Ky është sinjal thellësisht shqetësuese, që duhet të na bëjë të vrasim mendjen e të gjejmë zgjidhje. Ne kemi kërkuar që të anulojë taksën e Rrugës së Kombit, 5 eurot, të anulojë skemën e TVSH për përfshirjen në të të 20-30 mijë bizneseve të vogla, të anulojë taksën e pronës, taksën e ujit, të fusë në skemën e ndihmës ekonomike familjet e përjashtuara. Nëse Rama do t’i realizojë këto nuk ka arsye pse ne të themi të mos paguajnë qytetarët. Kryeministri nuk do t’i mbajë këto, kështu që rruga e vetme për ta hequr e shporrur këtë është mosbindja civile. Kuvendi është formal, qeverisja tallet me qytetarët, taksat rriten pafund, zgjedhje nuk ka.

Tarifën e Rrugës së Kombit thoni se do ta paguajë shteti, me këto PPP e tjera cilën do rishikoni?
Të gjitha të ardhurat e biznesit të vogël, që nuk janë vetëm këta 20 mijë, janë 40-50 mijë të regjistruar, nuk janë më shumë se 0.2%, atëherë pse duhet ta fusim në skemë këtë? Këtu është fjala për gjithë skemën, që duhet rikonceptuar. Ne nuk jemi kundër dhënies me koncesion, por është e mundur të zhvillohet vendi edhe nëpërmjet tyre. Thelbi është se shteti duhet të kërkojë koncesione ato që i nevojiten dhe që nuk ka mundësi t’i financojë vetë. Këtu vjen privati me një ide, ja paraqet qeverisë dhe kjo e fundit e miraton. Koncesioni për aeroportin e Vlorës është zhvatje. Biznesit do t’i rriten kostot, do duhet të marrin kontabilistë dhe do paguajnë për të, po flasim për dyqane që kanë nga një kokosh me plaçka.

O do ulin fitimet ose për produktet që janë jashtë skemës së TVSH, do rritin çmimet se s’bën. Rritja mund të shkojë nga 6-12%, pavarësisht se TVSH është 20%. Ishte një skemë për të cilën u shkarkua një ministër, që donte të jepte me koncesion skemën e tatim fitimit. FMN kur e mor vesh tha se kjo ishte çudi dhe nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë. Kryeministri s’e mohon dot këtë. E kundërshtoi dhe s’e la ta bënte atë skemë, por tani kanë dalë me administrimin e faturave të TVSH”, u shpreh Spaho për Report Tv referuar TVSH-së për bizneset e vogla që hyri në fuqi që nga 1 prilli.

Si do jetë mosbindja civile?
Do kalojmë në bllokim rrugësh, bllokim institucionesh, bllokim të punës së Kuvendit. do përdorim të gjitha format për të bllokuar këtë qeverisje që po çon në rrënim vendin. Qytetarët po ikin në emigracion, këtë qeveri duhet ta heqim qafe, ndryshe do ikim ne. Ne po planifikojmë, do ta fillojmë me bllokim rrugësh, protesta në nivel vendor, qendror, me protestë të madhe në Tiranë.

Si do përfshihet pushteti lokal?
Format e detajuara do t’i shihni. Përkeqësimi i situatës do na detyrojë të vijojmë me përshkallëzim protestash. Do ta shohë Rama se si të majtë e të djathtë do t’i ngrihen. Ne do jemi te qytetarët, nesër do shkojmë te gjykata ku do jepet masa për të arrestuarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Deputeti i PD: Rama shkarkoi një ministër kur mësoi ç'po bënte, u çudit dhe FMN

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar një ministër për koncesionet.

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Spaho nuk përmendi emrin e ish-ministrit të shkarkuar nga Rama, por tha se FMN u çudit kur e mori vesh këtë. Sipas tij, kryeministri e kundërshtoi dhe nuk e la ta bënte atë skemë.

“Biznesit do t’i rriten kostot, do duhet të marrin kontabilistë dhe do paguajnë për të, po flasim për dyqane që kanë nga një kokosh me plaçka. O do ulin fitimet ose për produktet që janë jashtë skemës së TVSH, do rritin çmimet se s’bën. Rritja mund të shkojë nga 6-12%, pavarësisht se TVSH është 20%. Ishte një skemë për të cilën u shkarkua një ministër, që donte të jepte me koncesion skemën e tatim fitimit. FMN kur e mori vesh tha se kjo ishte çudi dhe nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë. Kryeministri s’e mohon dot këtë. E kundërshtoi dhe s’e la ta bënte atë skemë, por tani kanë dalë me administrimin e faturave të TVSH”, u shpreh Spaho për Report Tv referuar TVSH-së për bizneset e vogla që hyri në fuqi që nga 1 prilli"

Edmond Spaho, kreu i grupit të PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjeo-analisti-zvicer.: 03/04/2018 07:48

    se pari,ajë,ajo qe prekrahin ps-n,te gjithe ne trafik droge,hajdutri e krime te gjitha tipeve,nuk i takojnë etnis shqiptare,por multi-etnive turko-balosho-aziatike e greko-serbo-sllave. 2.kush perkrah erdogan turqin dhe fsheh krimet e barbarin osmane 500 vite te ne,duhet futur imediat nje mutè me force ne gojè,dhe nuk jane te paket imam e hixhollar dhe pseudo analiste e tv gazeta,kuptohet turq e gjysem turq qe perkrahin terroristin erdogan e turqin barbare. 3.duhet te behet nje ligje i ashper,se kush nuk punonë ne interesa te kombite e shtetit shqiptare,kuotohet me kosoven bashke,duhet tredhurë. femrave dhe nuseve prer klitorisin.

    Përgjigju
  • Eri: 02/04/2018 22:48

    Njerezit s’duhen te bien viktima te kesaj cmendurie, sidomos me bllokim rrugesh. Do mbeten gjyqeve e do lene leshte ashtu si shume te tjere ne Shqiperi qe u ka marre koka ere. Sa per uje e drita nderrmarjet e kane kollaj, te presin furnizimin e perseri do lini leshte per ta rilidhur, duke paguar dhe detyrimet e prapambetura. Sallata ruse po serviret, mjere kush e ha.

    Përgjigju
  • Blenard: 02/04/2018 22:13

    Pika mu ne sum o spaho

    Përgjigju
  • Maruni: 02/04/2018 21:59

    O edmond spaho o kok çibuk po pse çfar je ti që do bllokosh rrugët zot i kti vëndi je ti e nesër kur të dali ps në opozit edhe ai të bllokoi rruget e çu pa në këtë vend . Po po të ket shtet të mari ty e të plasi brënda o kok çibuk e të shofësh ti si i bllokon rrugët . Mir maskara mor fundërin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën