Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka tërhequr vëmendje pas sfidës që ka ndërmarrë ku vendosi ‘të heqë kostumin e politikanit’ dhe të marrë pjesë në një konkurs kërcimi në ‘Dancing With the Stars’. Korreshi ka zbuluar se si ndihet nga kjo eksperiencë e re dhe si e kanë pritur kolegët e tij një vendim të tillë.

Deputeti thotë se këtë sfidë të re e ka marrë me dëshirë dhe se provat po shkojnë mirë.

“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurt,” tha Korreshi në emisionin ‘Breaking’.