Agalliu: Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, PD kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës

Deputeti i PD-së Arbi Agalliu akuzoi qeverinë për çmimet e larta të karburanteve, duke thënë se prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, dhe ka çmimin më të lartë në rajon.

Në një deklaratë për mediat të mërkurën, Agalliu bëri krahasimin e çmimeve të naftës në Shqipëri e vende të tjera të rajonit, ku del që Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë.

“Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë vetëm me dy vende të Rajonit Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, rezulton se: Më 31 Gusht një litër naftë: Në Shqipëri tregtohej me 248 lekë për litër; Në Maqedoninë e Veriut tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lire se në Shqipëri; Në Kosovë, tregtohej me 205 lekë, ose 43 lekë më pak se në Shqipëri”, u shpreh Agalliu, ndërsa tha se Bordi i Transparencës që krijoi qeveria u shërben oligarkëve.

Për këtë, Agalliu tha se dje Grupi Parlamentar i PD-së depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e këtij Bordi, si mekanizëm që po vjedh shqiptarët dhe po i varfëron ato edhe më shumë.

“Së pari, Qeveria të përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të çmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Ulja e çmimit të karburanteve është lehtësim për vështirësinë ekonomike që po kalojnë mijëra familje shqiptare. Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës. Së dyti, hartimi i një pakete të posaçme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve. Pikërisht Qeveria e ka në dore uljen e çmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohësisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve. Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një litër naftë krahasuar me vendet e rajonit. Nëse bëjmë një krahasim për të njëjtën periudhë rezulton se në Shqipëri, qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 119.5 lekë për një litër naftë. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 72.5 lekë për një litër naftë dhe në Maqedoninë e Veriut 58.5 lekë për një litër naftë. Për benzinën qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 108.7 lekë për litër. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 73 lekë për litër dhe në Maqedoninë e Veriut 69.3 lekë për litër. Lehtësimi i taksave dhe tatimeve që ndikojnë në çmimin e karburantit do të ndalnin rrënimin e mëtejshëm ekonomik të familjeve shqiptare. Ulja e çmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë këto familje dhe që po i detyron të largohen nga Shqipëria. Sikurse tregoi edhe anketa e OECD në Shqipëri 79% e shqiptarëve emigrojnë pasi këtu nuk përballojnë dot jetesën”, tha Agalliu.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 07/09/2022 12:28

    Bjeri,bjeri ti o deputeto,bjeri kot.A e kupto qe Edi nuk e ul cmimin se po mbush buxhetin?

    Përgjigju
  • Beni: 07/09/2022 12:11

    Mjafton të kemu shëndoh e mirë “ partnerët “ perëndimorë se ska prb për këtë popull legen , shpresoj të shkojë me 1000 lt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar