Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e “Report TV” deklaroi se dita e zgjedhjeve është e panegociueshme, por mund të dialogohet lidhur me hapjen e afateve për kandidatët e partive opozitare jashtë sistemit, që nuk janë regjistruar deri tani PD-së dhe aleatët, ndërsa dënoi dhunën e opozitës në protestë. Afati i fundit për t'u regjistruar ishte dita e djeshme, por opozita e bashkuar bojkotoi, ndërsa deklaron se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, por Rama u ka kujtuar Kodin Penal.
"Kryeministri Rama dhe mazhoranca ndodhet në pozita kushtetuese. Do zhvillojmë zgjedhje në datën e dekretuar dhe populli ftohet të votojë. Rama nuk po bën ndonjë gjë ndryshe, po zbaton ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërkohë që pozicioni i opozitës është të shkelet Kushtetuta. Ne jemi për dialog dhe nuk e mohojmë.
Data e zgjedhjeve është e panegociueshme, pasi është në limitin e saj. Data nuk mund të shkelet, mund të dialogohet për gjëra të tjera, për hapjen e afateve për kandidatët e partive opozitare jashtë sistemit, por jo data e zgjedhjeve se nuk e shtyn dot më. Më 1 korrik kryebashkiakët aktualë nuk firmosin më, mbeten qytetarët pa shërbime.
Policia është pjesë e shtetit, jo e pushtetit, pavarësisht se varet nga qeveria dhe unë nuk di asnjë vend të botës që të protestohet kundër policisë. Policia garanton mbrojtjen e protestuesve, institucioneve dhe qytetarëve të thjeshtë. Të godasësh policinë me mjete shpërthyese e bomba molotov, nuk di se çfarë emri mund t’i vihet.
Çfarë politikani je që predikon që nëse nuk ikën ti, e çoj vendin në luftë civile. Kaq e papjekur je si opozitë. Aksioni i opozitës si në vitin 2017, ashtu edhe tani në 2019, bazohet mbi supozimin do i vidhen votat”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
‘5 pyetjet nga Babaramo’/ Kaso: Berisha po persekutohet nga SPAK, drejt diktaturës! Pëllumbi: I hoqëm politikës drejtësinë nga duart, mezi i presim zgjedhjet!
16 Shtator, 22:55
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Dakordësia e PD-PS për Zgjedhoren, Braçe e Çyrbja: Jemi për listat të hapura! Alibeaj: Deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet! Açka: Kandidoj e pavarur
25 Korrik, 11:53
-
PS nuk pret Opozitën, çon në Kuvend, ndryshimet në Kod Zgjedhor! Vota e diasporës me postë, të administrohet nga KQZ
8 Korrik, 11:48
-
Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste! Duke punuar bashkë, e çojmë vendin përpara
22 Shkurt, 19:17
-
Ligji për zonat e mbrojtura/ Shoqatat kundër përfshirjes së bashkive: U dogjën 129 mijë hektarë pyje
12 Shkurt, 19:51
-
Pr/ligji, në zonat e mbrojtura do hapen biznese nga banorët që jetojnë brenda tyre! KKT do të lejojë investime në parqet kombëtare (Drafti)
13 Dhjetor 2023, 16:48
-
Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, Nallbati: Protestën e bëjmë për të drejtën themelore të opozitës! Pëllumbi: Përgjigja e vetme që keni është dhuna
23 Nëntor 2023, 21:41
-
Tensionet në kryesinë e Kuvendit, Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: S’kam lidhje me avokatinë e kolegeve deputetë, kush ka vjedhur të shkojë në burg
6 Nëntor 2023, 21:23
-
Dhuna e opozitës në Kuvend, Pëllumbi: S’do ta bllokojnë dot punën e mazhorancës! Duan të zhvendosin vëmendjen nga çështjet në SPAK
31 Tetor 2023, 19:47
-
Arben Pëllumbi në 'Kontrast': Kosova gjysma e kombit, qeveria ka treguar se është në krah të saj! Drafti final i rezolutës, drejt përfundimit
5 Tetor 2023, 19:10