Deputeti i PS, Çuko: Ndjekje
penale Imamit, shkeli ligjin

Deputeti i PS, Çuko: Ndjekje<br />penale Imamit, shkeli ligjin
Nuk kanë të sosur akuzat ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në lidhje me dosjet që po bëhen publike çdo ditë për dikasterin që ai drejton. Kështu, Partia Socialiste po harton dosjen për të denoncuar në Prokurori ministrin e Mbrojtjes, i cili sipas socilistëve, jo vetëm ka penguar kontrollin parlamentar, por edhe është akuzuar nga opozita për përgjim ilegal të deputeteve dhe diplomateve te huaj. Anëtari i Komisionit te Sigurisë, Arben Çuko thotë për mediat se Arben Imami nuk mund të ndalë hetimin parlamentar të aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes. "Do të ndërmarrim hapa të tjera, si ngritjen e një Komisioni hetimor, por dhe denoncimin në prokurori të gjithë veprimtarisë së Imamit. Dhe ju siguroj se të gjithë përgjegjësit që kanë bërë duart pis me disa nga parimet bazë të demokracisë, do të përgjigjen një për një, civilë apo ushtarakë qofshin", ka qënë deklarata e djeshme e deputetit socialist Çuko. Njëherësh deputeti i PS shprehet se përgjimi abuziv i njerëzve me imunitet dhe i diplomatëve nga një vend anëtar i NATO-s, ka thyer besimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut ku Shqipëria prej vitit 2009 është anëtare me të drejta të plota. "Janë një mijë e një arësye që ne duam t'i shkojmë në fund, sepse është e papranueshme që një Shërbim Informativ i Ushtrisë që nuk ka lidhje fare me pozitën, as me opozitën dhe as me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare, por që ka marrëdhënie specifikisht të qarta dhe në ligj dhe në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, të arrijë që të përgjojë opozitën dhe ambasadorët e huaj, pra partnerët e vet. Ky është një skandal që nuk mbaron këtu dhe ju garantoj se nuk mbaron këtu. Unë uroj që me këtë skandal kredibiliteti i Forcave të Armatosura dhe i SHIU-t të mos ketë rënë kaq shumë sa parnerët tanë ndërkombëtarë dhe të NATO-s të humbasin tërësisht besimin", ka qënë deklarata e deputetit socialist Çuko. Prej disa javësh Komisioni i Sigurisë ka tentuar të ushtroje kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi bazën e një nisme të miratuar me konsensus në Parlament. Por Ministri Imami ka penguar deri tani këtë kontroll, madje e konsideroi nismën parlamentare të miratuar edhe nga mazhoranca, të ngjashme me aksionet e fshatarëve dhe punëtorëve në diktaturë. Në shpjegimet që ministri i Mbrojtjes, Imami ka dhënë në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare është shprehur në mënyrë specifike se duke pasur parasysh faktin që kjo ministri, i pjesë e NATO-s ka shumë elementë sekretë që nuk mund t'i bëjë publike dhe përmes një komisioni parlamentar. Ndërkohë që deputetët socialistë, veçanërisht nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Gjoni më se njëherë janë shprehur se nuk kanë asnjë qëllim nxjerrjen e sekretit por vetëm kqyrjen e të gjitha vendimeve ligjore që janë ndërmarrë, përdorimin e buxhetit nga kjo ministri dhe për më tepër aktivitetet që nuk përbëjnë ndonjë sekret për ushtrinë shqiptare, në mënyrë që sipas Kushtetutës dhe ligjit të garantohet transparenca e institucioneve dhe të realizohet kontrolli parlamenar mbi të gjitha institucionet. Opozita akuzon se Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka urdhëruar blerjen e pajisjeve përgjuese dhe armatimeve dy ditë përpara ngjarjeve të 21 Janarit, me një fond limit prej 179.2908 eurosh. Sipas këtyre dokumenteve, ministri Imami 2 ditë para demonstratës së 21 Janarit, ku humbën jetën 4 persona, ka urdhëruar blerjen e pajisjeve speciale dhe armatimeve për llogari të Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU-t), duke dëshmuar kështu se ndryshe nga çfarë ai mohon, në fakt ka dijeni të plotë për këto pajisje. Në dokumente flitet shprehimisht për pajisje përgjimi, ku ministri Arben Imami urdhëron SHIU-n të blejë pajisje speciale operacionale nga ndërrmarrja "MEICO". Por PS do kërkojë hetim dhe për përdorimin e buxhetit ku për 80% të tij s'dihet destinacioni.

Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!