Alket Hyseni në Report Tv: Grupet kriminale në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri

Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove të dielën në Durrës në dy makina të ardhura nga Gjermania është kthyer në kryefjalë të ditës në Shqipëri. Ish-drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, sot deputet i PS ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai u shpreh se grupet kriminale në vende të ndryshme në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri përmes investimeve dhe blerjes së pronave të paluajtshme, por vitet e fundit ka pasur disa goditje.

Kjo është skemë e mirëfilltë e grupeve kriminale. Janë monitoruar disa grupe kriminale në Angli, por edhe në vende të tjera, ndërsa përpiqen që të pastrojnë paratë në Shqipëri. Në katër vite janë bllokuar aseste kriminale 10 herë më shumë. Institucioni që kam drejtuar, më pak se 8 muaj ka pasur rezultatet shumë të mirë, ka qenë bllokuar 36 mln euro asete, katër herë më shumë nga krijim i këtij institucioni.

Alket Hyseni

Po ku do të shkojnë 3.4 mln eurot e sekuestruara nëse në fund të procesit do të vërtetohet se janë nga bota a krimit?

Ato përbëjnë elementin e provës, do të mbahen të sekuestruara, në fund do të konfiskohen dhe do të kalojnë për të mira publike. Asetet vihen pastaj në dispozicion të nevojave publike, mund të përdoren për bërjen e rrugëve, ujësjellësave apo veprave të tjera.

Alket Hyseni

Deputeti i PS, Hyseni kërkoni që Basha të hetohet dhe dënohet për dekonspirimin e operacionit të sekuestrimit të shumës rekord. Sipas tij, deklarata e Bashës është kriminale, ndërsa personat e përfshirë janë patriotë të liderit të PD. Gjithashtu, Hyseni akuzoi se informacioni doli nga SHISH, pasi institucioni është kthyer në një çerdhe militantësh.

Ka elementë të sabotimit të kësaj lufte, ndërhyrja e Bashës është e pastër kriminale, dekonspiroi operacionin e partnerëve me strukturat shqiptare. Ka njerëz të papërgjegjshëm që dekonspiruan operacionin. Autorët morën informacionin dhe u fshehën. Vënia në dijeni mund të ketë lidhje me implikimin e liderit të opozitës me këta elementë. Dy janë qëllimet; ose Basha nga sikleti që iu kap miqve të tij drejtoi gishtin diku tjetër për të humbur gjurmët, ose ngaqë nuk po i ecin për të bllokuar negociatat, tani përmes këtyre mënyrave ‘alla Babale’, por edhe me metoda të specifikuara lobimi, për të baltosur Shqipërinë. Basha duhet të japë llogari jo vetëm politikisht, por edhe penalisht. Politika të mbyllë gojën. Personat e involvuar janë patriotë të zotit Basha. Basha duhet të marrë një ‘shpullë’ të mirë ligjore, më tepër se thirrja në prokurori. ‘Shpullë’ është kur gjykata të jep dënimin e merituar dhe të zërë mend, apo Berisha. SHISH ishte kthyer në një çerdhe të militantëve, aty ka filluar reforma, presim që të thellohet dhe të nxjerrë jashtë militantët e cdo krahu, të shkojnë profesionistë. Problem janë militantët e Bashës në disa institucione që nxjerrin informacionet. Ne punojmë ata janë si gjinkalla, që gumëzhijnë dhe këndojnë gjithë ditën.

Alket Hyseni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 26/06/2018 18:46

    po ca te keqe ka qe pastrojn leket ne shqiperi. ca demi ka shqiperia. e po kur bejn keta si te ndershem

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/06/2018 14:29

    Meqënëse janë shumë pará dhe nuk i futin dot nëpër çorape e brekët tër m**, i futin nëpër makina që i kanë në vend të çorapeve e brekëve të tyre tër m**.

    Përgjigju
  • Eni: 26/06/2018 14:28

    Çfare fati ke o Alket. Shyqyr qe ndodhen keto ngjarjet e fundit qe te harrohet abuzimi yt me pronat ne bregdet. Kap skandali skandalin dhe harrohen megavjedhjet dhe megakorrupsioni yt e i shokeve te tu majtas e djathtas. Bravo Alket Hyseni, por mos harro se dardha e ka bishtin mbrapa.

    Përgjigju
  • Qytetari i thjesh!: 26/06/2018 13:58

    Alket Hysen kusari nuk e shpjegon sakt kete argumet.Parat e krimit gjithmon kan perfunduar ne xhep te hajduterise politike dhe te pushtetit.Asnjeher cdo aset kriminal sekuestruar nga ligji te ket perfundu te mirqenja e popullit,ndryshe pensjonet,ndima socjale farferija nuk dot ishte ne keto permasa.Le te thot nje fakt trasparent hysenlliu qe kjo shume ose te tjera jane kthyer ne sherbimim te varferve.Ata rrij sa koh te bllokura,gradualisht sa te harrohen nga kujtesa e puplikut,pastaj ndahet bashke me krimin,sejcili mer pjesen e vet.Alket Hyseni edi mire kete merifet,ndryshe nuk dot blente dot gjithe rivjeren e jugut dhe pallatet me te bukura ne kete vend.Keta jan legenet qe voton ky kodosh populli qe nuk zuri mend afro nje cerekshekulli qe voton.Sic u mbyll ceshtja e pasurise Alket husenit, dot mbyllen dhe 5 miljon Eurove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë