Deputeti i PS në Vlorë fiton betejën me COVID-in: Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj kujdesuni

Deputeti i PS në Vlorë fiton betejën me COVID-in: Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj kujdesuni

Deputeti i PS-së në qytetin e Vlorës, Edmond Leka

TIRANË- "Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur". Me këtë mesazh, deputeti i PS-së në qytetin e Vlorës, Edmond Leka ka zgjedhur të jap lajmin se ka fituar betejën me COVID-19.

Ai ka falenderuar të gjithë, familjen e tij që i ka qëndruar pranë, jo fizikisht pasi kjo sëmundje ia privonte, por me mendje dhe orë të gjata pa gjumë, kolegët dhe në fund falenderimi më i madh shkon për mjekët, heronjtë e bluzave të bardha.

"Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e net pa gjumë së bashku me mua. Mirënjohje pa fund për heronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19).

Faleminderit dr Skender Brati, dr Bruna Mersini, dr Dritan Leli, dr Maksi Gega, dr Kujtim Llapi që edhe pse me ngarkesën e punës tuaj nuk rreshtët së interesuari për shëndetin tim. Faleminderit shumë kolegë, miq, shokë, të afërm që mu gjendët aq pranë në këto ditë të vështira dhe në shumë raste nuk munda t’Ju përgjigjem shumë prej mesazheve tuaja. Më dhatë energji, forcë dhe kurajo cdo ditë, për ta përballuar me sukses këtë periudhë të vështirë.

Miqtë e mi!
Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur.
Uroj vetëm shëndet në familjet Tuaja! Faleminderit! Ju jam shume mirenjohes te gjitheve! Këta janë heronjte e cdo dite në luftën kundër COVID -19",
shkruan ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë