Deputeti i PS, Prenga: Do të
hetojmë Gardën për 21 Janarin

Deputeti i PS, Prenga: Do të<br />hetojmë Gardën për 21 Janarin
TIRANE - Shqetësimet për rritjen e kriminalitetit në vend, zbatimi i ligjit, hetimet për vrasjet e bujshme, përmbushja e detyrave të Ushtrisë nga NATO do të jenë objektivi kryesor ku deputetët e PS do të mbikqyrin punën në tre institucioneve të rëndësisë së madhe në vend. Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Armando Prenga duke dhënë një intervistë për gazetën SHQIPTARJA.com na ka informuar mbi detajet në lidhje me kërkesën e dorëzuar në komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi hetimin e tre institucioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë në vend. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror janë tre institucionet ku grupet e punës do të mbikqyrin legjislacionin dhe veprimet e këtyre institucioneve. Prenga njofton se pjëse e këtij "hetimi" do të jetë edhe 21 Janari. Për këtë do të hetohet Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e ligjit në këtë institucion.

Z. Prenga, pse kjo nismë nga komisioni juaj për të ngritur dy grupe pune për të hetuar tre institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend?
Antarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, përfaqësues të PS, po thuajse të gjithë kanë njohuri shumë të mira për mënyrën si funksionojnë Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, sepse para angazhimit në politike kanë drejtuar sektorë të ndryshëm nëpër këto Ministri.
Ne kishim diskutuar bashkarisht problemet shqetësuese nëpër këto dikastere, i kemi ngritur këto, gjatë thirrjeve në raport të ministrave, por edhe nëpër seance plenare, por askush nuk ka reaguar, përkundrazi gjendja vjen duke u keqësuar. Mbi këtë bazë së bashku me kolegun tim Piro Lutaj dhe në mirkuptim të plotë me kolegët e tjerë, përpiluam kërkesën e mësipërme, drejtuar Kryetarit të Komisionit zotit Lenard Demi. Qysh me 26 Janar të këtij viti.
Situata e rëndë kriminale në Shqipëri, implikimi efektivave të policisë, madje edhe të drejtueseve të saj nëpër këto vepra kriminale, ndryshimet e herëpashershme strukturore jo efikase, vendosja në drejtimin e Policisë të kuadrove të paaftë e militante politike etj, apo ngjarjet e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, shkelja e Kushtetutës, për emërimet, strukturimet dhe planet e përhapjes së FA-së, apo abuzimet e dukshme me pronat e ushtrisë, tregojne se kërkesa jonë që mban datën 26.01.2012, për ngritjen e 2 grupeve të kontrollit dhe mbikqyrjes sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm ka qenë konform ligjeve, por ka qenë e domosdoshme. Ne nuk e kuptojmë pse drejtuesit e Kuvendit e zvarritin këtë kërkesë dhe nuk operojnë për ngritjen e grupeve të mbikqyrjes parlamentare për Ministrinë Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme. Gjithsesi ne jemi në pritje.

Referuar kërkesës suaj, mendoni se Shqipëria pas futjes në NATO ka të tjera detyra për të përmbushur?
Po, sigurisht që ka, madje ka shumë. Këto detyra të pa përmbushura u janë bërë të qarta drejtueseve kryesor të FA-së edhe në konferencën e 4-të, organizuar nga NATO, në Qershor të vitit kaluar, këtu në Tiranë. Jo vetëm kaq, por veprimet e kohëve të fundit, që janë evidentuar në Ministrinë e Mbrojtjes, tregojne se FA-ja nuk po i afrohen standarteve të NATO-s, por fatkeqësisht po u largohen atyre. Rasti flagerant i shkeljes së Kushtetutës për emërimin e njërit prej drejtueseve të lartë ushtarake, harakiret e Ministrit të Mbrojtjes, për t'ju shmangur përgjegjësisë, e për më keq akoma mbrojtja që i bëri këtij skandali Shefi Shtabit të Përgjithshëm, përbën një rast të pa precedent, jo vetëm për vendet anëtare të NATO-s, por për çdo vend tjetër i cili pretendon se qeveriset dhe nuk sundohet.

A do ketë ky grup si objekt edhe verifikimet për ngjarjen e 21 Janarit?
Sigurisht që po. Paragrafi 3-të i kërkesës tonë, ka të bëjë me zbatimin e ligjshmërisë nga ana e Gardës së Republikës, efektivat e së cilës, madje vet Komandanti i saj, janë nën akuzë për vrasjen e qytetarëve të pa fajshëm më 21 Janar të 2010.
Nuk dua të flas më shumë për këtë, pasi opinioni publik është i njohur me informacione skandaloze, të përpiluara nga vet strukturat e vartësisë së ministrit të Brendshëm, për mënyrën se si ka vepruar dhe është organizuar Garda e Republikës më 21 Janar.
Le t'ja lëmë edhe këtë aspekt, përfundimit të kontrollit që do të ushtrojmë pas miratimit të grupeve të mbikqyrjes që ne kemi kërkuar dhe do të ngrihen së shpejti.

(fc/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër