Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Shkodër/ 'Benz'-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj (VIDEO)

Lezhë- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur sot rreth orës 01:40 një të mëngjesit në superstradën Lezhë-Shkoder, pranë fshatit Dajç.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, një "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin Gentian Toma 32 vjeç ka përplasur nga pas një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale si për Tomën ashtu edhe për të riun Robert Ejlli 25-vjeç, pasagjer në mjetin 'Benz'.

Policia sqaron gjithashtu se kamioni drejtohej nga një 19-vjeçar.

Viktima Gentian Toma drejtuesi i mjetit 'Benz'

lezhe (1).jpg" style="height:509px; width:520px" />

Viktima Robert Ejlli

Policia e Lezhës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. Superstrada Lezhë –Shkodër hyn në hartën e zezë sa i përket aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

Makina pas aksidentit

Informacion paraprak 

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur "Ura e Dajçit", është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë. 

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 22/08/2018 15:25

    Shpejtesia po i merr jeten shqiptarve, nga fotot duket makina me xhama te zinj komplet dhe naten normal qe nuk do e shikosh kamionin ne ane te rruges, kudo degjon nga te rinjte i nxorra makines kaq e aq dhe harrojne qe shpejtesia vret.

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2018 11:28

    Ngushellime familjareve.Me gjithe keto aksidente qe ndodhin pa aftesia komisjonit dhenies patentave dhe neglizhenca policis rrugore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion