Kallëzimet për 14 majin, Flamur Noka thirret në SPAK: Dorëzova provat që kam, ky regjim në bashkëpunim me krimin blenë votat me para

TIRANË- Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Noka është thirrur në cilësinë e deklaruesit për kallëzimet që ka bërë në SPAK për zgjedhjet vendore të 14 majit. Një ndër çështjet për të cilat ishte thirrur në SPAK, Noka tha se ishte kallëzimi që kishte bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Malinda Bufit, për të cilën thotë se ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët për votën. Po ashtu Noka tha se është thirrur edhe për kallëzimin që ka bërë për aplikacionin Aktivisti, që sipas tij ka shërbyer për t’i ushtruar presion administratës për votën.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore Rilindja ka bërë një batërdi. Dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, zonjën Malindja Bufi si kërcënuese shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit, që po ashtu kërcënonte administratën. Të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim”, tha Noka.

Më tej Noka u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, opozita ka qenë jo vetëm përballë Rilndjes, por të gjithë shtetin dhe krimin e korrupsionin. Noka hedh akuza se Prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim të regjimit për të shantazhuar elementët opozitarë, ndërsa për policinë tha se ndërkohë që policia shoqëronte kriminelët dhe kandidatët socialistë që shpërndanin para për të blerë votën.

“Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë. Regjim nuk mund të pranojë Shqipëria. Shqipëria ka nevojë të zhvillohen zgjedhje të lira me standarde, ku qytetari të jetë objektiv në gjykimin e tij ndaj politikës dhe politikanëve. Koalicioni bashkë fitojmë në këto zgjedhje nuk kishte përballë vetëm Rilindje, por shtetin me të gjithë mekanizmat, krimin, paratë e korrupsionit, kjo nuk përbën risi. Prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim të regjimit për të shantazhuar elementët opozitarë ndërkohë që policia shoqëronte kriminelët që shpërndanin para dhe shantazhonin, si edhe kandidatët dhe stafin e rilindjes që shpërndante para. Kauza jonë për votë të lirë dhe për një shtet ku ndahet partia me shtetin do të jetë kauzë që ne do t’i qëndrojmë”, tha Noka.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë