Shtyhet Revolucioni/ Deputeti i Rithemelimit: Ky është muaj festash, s’është i përshtatshëm për protesta! Poli Hoxha: Pranojeni s’u ndjekin njerëzit

Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre, por 'këtë revolucion' kanë ndërmend që ta shtyjnë edhe një muaj tjetër. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Spaho tha se ata do të organizojnë protesta, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak se është një muaj festash.

‘Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë! Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat.... pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile.’- tha Spaho.

Spaho kritikoi edhe qëndrimet e ndërkombëtareve në thirrjet e tyre për protesta paqësore.

‘Këtu është krijuar një model dhe ushqehet fort ky model se protesta duhet të jenë paqësore. Njerëzit me këtë janë velar janë ngopur.  Komiteti ndërkombëtar kërkon që të bëjmë protesta paqësore. Nuk di rrugë tjetër përveç radikalizmit. Po përpiqemi me zgjedhje! Ka rast më flagrant se në Kukës, dyfishuan votat! Ushtrohet presion. Të merret seriozisht reformimi i Kodit Zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike.’- tha Spaho.

Nga ana tjetër analisti, Poli Hoxha tha se problemi është se opozita nuk ka mbështetje në terren nga qytetarët.

‘U mungon populli. Nuk po u ndjekin as ata që u kanë votuar. Secili nga 300 veta të sjellë bëjnë 12 mijë veta, as kaq nuk sjellin dot. Kur ti ke arritur në një pikë që diktatura po të bën kështu dhe gjithë këtë tragjedi të madhe nuk po e shoqëron dot. Ku popull nuk po i përfill nuk po i ndjek. Çdo gjë lëviz. Njerëzit thonë ku po na çojnë këta. Dhe ti thua do të bëj këtë do bëj atë. O prano se nuk e bën dot protestën, ose nise sot. Cakto një afat. Lë të pranojnë se nuk i ndjekin më njerëzit. Le të dalë tani e të thotë se Berisha është i nderuar, i mbarë le ta thotë.’- tha Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Deputeti i Berishës: Argita në Kuvend iu drejtua elektoratit gri, nuk do e marrë partinë

 

Deputeti Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, foli për fjalimin e Argita Berishës në Kuvendin Kombëtar të mbledhur nga Sali Berisha. Spaho vlerësoi fjalimin e Argitës, e shtoi se ajo foli si elektorat gri. Sipas tij nuk ka synim të marrë partinë.

Spaho: Argita bëri shumë mirë që foli në Kuvend. Drejtimi i ardhshëm i partisë nga Malltezi? Skup, s'ka asnjë bazë. Ajo e tha vetë e tha edhe zoti Berisha. Ajo është anëtare e PD ka të drejtë të ushtrojë funksionet e saj për të kontribuar në këtë forcë, bashkëshorti i saj është edhe më i vjetër, ka shkuar deri në anëtar i Këshillit Kombëtar. Zonja Malltezi iu drejtua një segmenti të caktuar të shoqërisë, iu drejtua elektoratit gri nga e cila vjen edhe ajo vetë.

Arbër Hitaj: Elektorati gri? Mos është e ekzagjeruar…

Spaho: Ajo tha merremi me të mirat materiale, por po na ikën demokracia. Berisha flet për aksionin radikal politik ndaj dhe gjuha e tij do të ishte krejt tjetër. A do ta marrë zonja Malltezi partinë apo jo? Nuk duhet të kemi qëndrime me dy standarde. Linda Rama ka folur në asamblenë e PS dhe nuk tha askush që aspiron për ta bërë kryetare të partisë. Këtu bëhet lojë skupe për të shmangur vëmendjen nga problemet.

Agron Shehaj me parti të re?

Spaho: Çdo njeri ka të drejtë të ndjekë bindjen e tij. I uroj suksese.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shashka: 05/12/2023 20:33

    Fillon kete muaj mos i besoni.

    Përgjigju
  • daje cena: 05/12/2023 20:02

    do bejme lufte de more de,,dhe fshati qeshet dhe bota tallet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët