Erjon Vishkulli, protestuesi i cili u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës një muaj më parë, ka reaguar në rrjetet sociale pas plagosjes së deputetit Kliti Hoti dhe pezullimit të menjëhershëm të efektivit të policisë.

Vishkulli përmes një postimi në rrjete sociale e konsideron si standard të dyfishtë të drejtësisë, duke theksuar se ndërsa për rastin e deputetit reagimi institucional ishte i menjëhershëm, për qytetarët e plagosur më herët ende nuk ka një përgjigje të drejtësisë.

“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe zgjidhjet gjenden brenda ditës.

Ndërsa për ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rreziqe jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon e meriton populli.

Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”,shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Dhunë edhe në ditën e Çlirimit! 6 orë sulme me gurë e molotovë ndaj policëve, ‘maskat’ me ‘armë’ të reja presin me gur fresibël shtyllat e semaforët