Deputeti Kosta padit Florenc
Hoxhën për mashtrim

Deputeti Kosta padit Florenc<br />Hoxhën për mashtrim
TIRANE - Ndërkohë që kreu i Inspektoriatit Urbanistik, Florenc Hoxha dhe Bashkia e Tiranës kanë nisur denoncimin me emër edhe në media, të ndërtuesve të paligjshëm në kryeqytet, vjen edhe denoncimi parë publik ndaj tyre, kësaj radhe nga deputeti i PS-së në Gjirokastër, Vladimir Kosta.

Deputeti Vladimir Kosta është një nga qytetarët që ka paditur Inspektoriatin Urbanistik në varësi të Bashkisë në gjykatë për prishjen e imazhit të tij, nëpërmjet njoftimeve të rreme publike, pasi, sikurse ai shprehet, as nuk ka bërë ndonjë ndërtim pa leje dhe as e ka pasur ndërmend një gjë të tillë.

Në padinë që i ka bërë Inspektoriatit, Vladimir Kosta shprehet se e deklaron atë përgjegjës për dëmin që i ka shkaktuar si rezultat i publikimit në media të një kallëzimi, që nuk është depozituar në Prokurori; përgjegjës për mashtrimin e publikut dhe fajtor për dëmtimin e rëndë të imazhit qytetar, politik e të biznesit.

Kosta ka kërkuar nëpërmjet padisë, që Bashkia ta përgënjeshtrojë lajmin dhe t’i paguajë dëmin prej 5 milionë lekësh.

Padia ka lidhje me njoftimin e Bashkisë së Tiranës, dërguar mediave më 28 shtator, në të cilin thuhet se "gjashtë qytetarë janë kallëzuar në Prokurori nga Bashkia për shkak të ndërtimeve pa leje që kanë kryer në territorin e Tiranës. Ata janë:  Agim Hamza, Besnik Canaj, Lefter Canaj, Gentian Balla, Veli Vladi dhe Vladimir Kosta." 

Padia kosta
(Faksimile e padisë së Vladimir Kostës ndaj Inspektoriatit të Ndërtimit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë