Në listën e 20 deputetëve që përfitojnë rreth 300 USD në muaj nga Kuvendi për shpenzimet e jetesës në banesa me qira në Tiranë, është edhe deputeti Nimet Musaj, i ardhur në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Musaj ka qenë anëtar i partisë çame (PDI), ndërsa në vitin 2015 i është bashkuar LSI. Ilir Meta, sot President e kandidoi Musain të katërtin në Fier në 2017. I pari i listët Petrit Vasili dorëzoi mandatin e deputetit në kuadër të skenarit politik PD-LSI, ndërsa i dyti Robert Bitri u largua nga LSI, duke u bashkuar me PS-në. E treta, Erisa Xhixho nuk e tradhtoi partinë, ndërsa Muaj mori mandatin e Vasilit.

Meqenëse jeton në Fier, Musaj ka paraqitur një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jeton me qera në Tiranë, në bazë të të cilës ka kërkuar kompensimin e shpenzimeve të qirasë, në përputhje me ligjin. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Por, nga ana tjetër, deputeti Musaj, rezulton se është pronar i disa pasurive të paluajtshme, konkretisht i dy apartamenteve dhe i një magazine me sipërfaqe 1 389.4 m2.

Deputeti gjithashtu ka në pronësi me 50 % pesë makina si dhe dy kamionë si dhe një kokë trajneri. Deputeti deklaron se është pronar me 50 % i shoqërisë, Picari Sh.p.k, me kapital themeltar vlerë rreth 540 mijë USD.  Burimi i të ardhurave për krijimin e shoqërisë Picari që në vitin 2000 ka qenë nga bizneset bingo dhe nga tregtia me shumicë dhe pakicë e bërë në periudhën 1994-2000. Musaj deklaron të ardhura, makina dhe llogari bankare të anëtarëve të familjes. Megjithatë, ka aplikuar për të përfituar edhe rreth 300 USD në muaj nga Kuvendi i Shqipërisë për shpenzimet e qerasë në Tiranë.

Pasuria e deputetit Nimet Musaj

1)        Apartament në Patos, 50.58 m2, pronar me 50 %

2)        Apartament në Fier, 78.5 m2

3)        Shtesë në proces legalizimi në apartamentin, 53 m2

4)        Autoveturë të tipit Benz, 3 777 550 lekë, 50 %

5)        Autorveturë të tipit Benz, 4 665 858 lekë, 50 %

6)        Autorveturë të tipit Benz, 870 972 lekë, 50 %

7)        Autorveturë të tipit Volkswagen, 190 000, lekë

8)        Autorveturë të tipit Golf, 1 931 667 lekë, 50 %

9)        Djali, makinë Mini Cooper, 5 000 euro

10)      Kamioni të tipit Benz, 2 690 036 lekë, 50 %

11)      Kamioni të tipit Benz, 2 982 866 lekë, 50 %

12)      Kokë traileri tip Scania, 6 009 158 lekë, 50 %

13)      Magazinë ambalazhimi blerë nga shteti në 1993, 1 389.4 m2, pronar me 50 %

14)      Zotërues në masën 50% të kuotave të shoqërisë Picari, me kapital themeltar 60 000 0000 lekë

15)      Llogari rrjedhëse 955 275 Lekë.

16)      Gjendja cash 1 500 000 Lekë.

17)      Llogari rrjedhëse 25 418.24 Lekë.

18)      Detyrimi i overdraftit 199 043.9 Euro.

19)      Kredi bankare për shoqërinë Picari, 50 000 euro

20)      Kredi bankare për shoqërinë Picari, 150 000 euro

21)      Kredi bankare për shoqërinë Picari, 100 000 euro

22)      Kredi bankare për shoqërinë Picari, 200 000 Euro

23)      Detyrim i overdraftit 50 000 Euro për shoqërinë Picari

24)      Bashkëshortja, Raimonda Musaj, gjendje e llogarisë, 379 400 Lekë.

25)      Djali, gjendje e llogarisë 19 599.54 Lekë.

26)      Vajza, , gjendje të 55 718.44 Lekë.

27)      Rimorkio traileri të tipit Schmitz, 566 570 lekë, 50 %

28)      Të ardhura 311 700 Lekë nga punësimi si administrator i shoqërisë Picari.

29)      Të ardhura në vlerën 42 000 lekë nga shpërblimi si anëtar i Këshillit Bashkiak Fier

30)      Bashkëshortja, të ardhura nga punësimi në shoqërinë Picari, 148 200 Lekë.

31)      Djali, të ardhura 148 200 Lekë nga punësimi në Picari.

32)      Vajza, të ardhura 69 300 nga punësimi në shoqërinë Picari.